Meta:Të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara. Roli pozitiv i ndërkombëtarëve i mirëpritur gjithmonë

Premte, 05 June 2020 13:03

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se e rëndësishme është të shkohet në zgjedhje të gjithëpranuara. Duke iu referuar negociatave për reformën zgjedhore dhe ankesave të opozitës parlamentare, Meta tha se nuk ka dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira por puna është se duhen qëllime të mira.

Ai komentoi dhe qëndrimin e ambasadorëve për të cilin tha se roli pozitiv është i mirëpritur gjithmonë.

“Ne nuk besoj se dikush ka ndonjë dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira puna është se duhen qëllime të mira. Padyshim që sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti aq më pozitive është për gjithë. Fakti që u shty kaq kohë reforma zgjedhore tregon mungesën e vullnetit. Duke qenë se vendi është në krizë funksionale përfshirë dhe Kuvendi që ka probleme me përcaktimet kushtetuese është e rëndësishme të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara për t’i dhënë mundësi të gjithëve të votohen dhe verifikohen nga qytetarët. Më pas shumë çështje të ndryshme duhet të adresohen por duhet të jenë në institucionet e duhura. Kemi ngelur akoma me sa duket në detaje që kanë të bëjnë me numërimin dhe çështje që nuk duhet të ekzistonin. Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë.

Unë mendoj se të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehen për çdo cenim të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të nënshkruar gati një dekadë më parë. Do ishte shumë mirë që çdo ambasador i BE-së sa herë ë shikonte një shkelje të MAS ta denonconte publikisht. Përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar, si të ambasadorit të BE, si të SHBA si ambasadorit europian dhe atlantik të Britanisë së Madhe”, deklaroi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...