Berisha:Drejt burgut Flavio Tosi, ortaku i Edvinit dhe Lal Plehut!

Saturday, 06 June 2020 12:31

Drejt burgut Flavio Tosi, ortaku i Edvinit dhe Lal Plehut!

Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Verones, ortaku ne biznesin e plehrave Rama - Velia vendoset nen hetim ne Itali.

Miq, lidhjet mafioze te Edvin Mafise dhe Lal Plehut me Flavio Tosin ne aferen e plehrave, krijimin e ndermarrjes se perbashket me te per riciklimin e plehrave si dhe lidhjet e Tosit me Ndrageten, une i pata denoncuar ne parlament qe me 17 nentor te vitit 2016.

Ketu me poshte keni shkrimin e gazetarit investigativ per keto lidhje

Ju sygjeroj qe ta lexoni sipas deshires. sb

Shkatërrohet dega e Ndrangheta-s në Verona/ Ortaku i Veliajt dhe Ramës nën hetim

Policia italiane shkatërroi sot degën të mafies Ndrangheta në Verona, grupit më të pasur dhe më të fuqishëm i krimit të organizuar në Itali.
Mediat e shtetit fqinj “Ansa” raporton se gjithashtu është vënë nën hetim ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili akuzohet për bashkëpunim në përvetësim dhe për lidhje me organizatën Ndragheta.
Tosi, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Veronës që nga viti 2007 deri në 2017, po hetohet në lidhje me shpërdorimin e të paktën 5,000 eurove nga ish-kreu i ndërmarrjes komunale të mbeturinave Andrea Miglioranzi, për të paguar një tarifë të firmës private të hetimit.
Dyshohet se paratë nuk janë paguar në kompaninë e grumbullimit të mbeturinave AMIA por drejtpërdrejt Tosi, ndonëse ky i fundit e mohon këtë.
Lidhjen e Tosit me mafien Ndrangheta e kishte denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha më 17 nëntor të 2016-ës në foltoren e Parlamentit.
Duke u nisur nga artikujt e mediave italiane, Berisha denoncoi faktin se qeveria Rama kishte lidhur kontratë për riciklimin e plehrave me një person të dyshuar për lidhje me krimin. Por duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët kishin krijuar një ndërmarrje të përbashkët me ndërmarrjet komunale të Bashkisë së Veronës për mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.
Në fillim të muajit qershor të vitit 2016, ata regjistruan në QKR shoqërinë AGSM Holding me kapital fillestar një milionë euro, në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.
LEXO EDHE: Rama vizitë te Qyteti Studenti/ Deputeti: Njësoj si komunistët në vitet 90’
Anëtari i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe presidenti i AMIA-s, Andrea Miglioranzi është një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane.
Në gjysmën e dytë të viteve ‘90-të, Miglioranzi, atëherë eksponent i shoqatës Veneto Fronte Skinheads dhe drejtues i Projektit Kombëtar (lëvizje neofashiste), ishte ndër të parët persona në Itali të dënuar me burg për nxitje të urrejtjes racore.
Në fillimin të viteve 2000, Miglioranzi ishte koordinator i Listës Civile për Veronën (një përzjerje anëtarësh të partive të vjetra fashiste, ish anëtarësh të Casapoundit dhe ish skinheadsa), e cila i dha Flavio Tosit fitoren e thellë dy herë rradhazi si kryebashkiak i Veronës.
Mbas marrjes së detyrës së kryebashkiakut, Tosi e emëroi President të AMIA-s, ndërrmarjes bashkiake të pastrimit të mjedisit të Veronës dhe si i tillë ka ardhur disa herë në Tiranë për të shtrirë jashtë Italisë aktivitetin e kompanisë së tij.
Arrestimet e sotme dhe hetimi i hapur për Flavio Tosin tregojnë se kush është në të vërtetë qeveria që na drejton dhe lidhjet e saj me persona të shkuar kriminale./ CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...