Ndryshimi i sistemit? Vasili: Zgjidhja e vetme referendumi, nuk e harroj kurrë kur një grup burrash me në krye Ilir Metën…

Saturday, 06 June 2020 17:24

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 se zgjidhja e vetme për sistemin zgjedhor është referendumi.

Vasili thotë se sistemi zgjedhor nuk mund të ndryshohet në Këshillin Politik pasi ai nuk mund të zgjedhë sistemin për shqiptarët, por shqiptarët duhet të zgjedhin më të mirin.

Për të marrë shembull, Vasili kujton kur në 2008 Ilir Meta bashkë me 10 deputetë hynë në grevë urie para Kuvendit pasi u ndryshua sistemi pas një dakordësie PD-PS duke e kthyer në lista të mbyllura.

Prandaj Vasili bëri të qartë se kërkesa e sistemit zgjedhor është e vonuar në këtë Reformë dhe duhet gjetur zgjidhja që jo kryetarët e partive të rirendisin listat, por të futen në to edhe ata që nuk kanë pëlqimin e kryetarit.

”Së pari, me thënë të drejtën, mua si individ, për mua është kërkesë e vonuar. Unë nuk jam një njeri, që politikisht, nuk jam të duroj se dëgjoj moralizma. Beteja në nivelin më të lartë, nuk e harroj kurrë, kur 9 ditë e 9 netë është protestuar para Kuvendit, me në krye Ilir Metën. Protestuan ëpr sistemin, sepse u ndienë të vetmuar në atë kohë. Kam dëgjuar shumë fjalamanë, kanë thënë le të rrinë e të ngordhin atje për sistemin. Por ç’ndodhi me sistemin, një gjë e tmerrshme. Një sistem i vendosur me referendum në ’98. U ndryshua më pas prej partive politike. Duhet ricikluar si diçka e re apo me debat të hapura. Duhet të pyesim shumë shqiptarë, që s’mund të kërkojnë këtë sistem por diçka tjetër, a ka gjë më të mirë që t’i drejtohemi me referendum. Një çështje themelore është për sistemin, a do përfshihen ata që janë lënë jashtë nga kryetarët apo prap ata do jenë, se lista vendoset nga kryetari, dhe ju keni të drejtë të zgjidhni. Pra cili është mekanizmi. Rirendisim gustot e kryetarëve, apo të vendosim, pra për këtë nuk ka zgjidhje. Prandaj duhet diçka të re. Është diskutuar për sistemin. Nëse mua do më pëlqente një prej pesë modeleve, a do e donin shqiptarët, zgjidhja është referendare.”- tha Vasili.

***

Vasili thotë se kjo ndikoi pozitivisht pasi pati debat shumë orësh 360 grandë dhe të gjitha temat u diskutuan pa komplekse.

Ai thotë se Yuri Kim u mundua shumë me mazhorancën pasi u përpoq t’i bindë që të reflektojnë ndërkohë që nuk tërhiqeshin.

Po ashtu Vasili bëri të qartë në tryezë se nëse kërkesat e shtruara në tryezë do të quheshin sikur po plotësoheshin për opozitën atëhere debati do të ndërpritej.

”Gjëja pozitive që ndodhi tek rezidenca ishte debat 360 gradë, të gjitha temat u diskutuan pa komplekse. Si Kim, Soreca apo Norman krijuan një mjedis për debat të gjerë e të fortë, ishte debat shumëorësh. Sigurisht është për t’u vlerësuar, se pasi debati u kondensua shkoi drejt zgjidhjes. E qartë ideja se Edi Rama ka një dramë që duhen zgjedhje të rregullta pasi kemi rekorde të jashtazakonshme. Fajtori është mazhoranca jo opozita. Ambasadorja ka pasur mundim të madh që të reflektojë PS, sepse Rama nuk reflekton, ka frikë. Është një administrator aksidentar i qeverisë. Kam insittuar dhe e thashë në krye të herës, në rast se i konsiderojmë plotësim të kërkesave të opozitës e ndërpresim debatin. Opozita s’ka privilegje. Identifikimi biometrik nuk është privilegj, vota ime, vota juaj. Komisionet, le ta administrojë qytetari jo administrata. Ka pasur mirëkuptimin e duhur dhe kanë bërë mjaft tërheqje në frikë, i tërë qëndrimi i tyre ishte për t’u përshëndetur. Garanci më të madhe se për të pasur këtë kontroll, ja u kam thënë dhe në tavolinë, unë s’kam asnjë ndjesi për Kodin Zgjedhor, për humbësin dhe fituesin. Por kam për humbësin  e rremë dhe fituesin e rremë.”- tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...