Meta: Jo, heqjes së TVSH për jahtet, kur mijëra familje janë ende pa mbështetje financiare

Hënë, 08 June 2020 15:20

Presidenti Ilir Meta ia ka kthyer mbrapsht Kuvendit për rishqyrtim, ligjin për heqjen e TVSH-së për jahtet. Në argumentat që Presidenti i ka paraqitur Kuvendit, pasi ka refuzuar ta dekretojë atë ligj, Meta thekson ndër të tjera se "...është jo e drejtë dhe aspak e mirëpritur që kjo nismë ligjore miratohet ndërkohë kur shumë familje dhe biznese të prekura nga fakteqësitë natyrore janë ende në pritje që të trajtohen me mbështetje financiare për ndërtimin e banesës së shkatërruar nga tërmeti, apo të një pakete ndihme lehtësuese për shkak të papunësisë nga këto muaj izolimi."

Në vijim,  arsyet e plota nga Presidenti Ilir Meta të kthimit të ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

"Të nderuar deputetë.

Në seancën plenare të datës 14 maj 2020 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky ligj i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje me shkresën nr. 1308 prot, datë 19.05.2020 të Kuvendit.

Sipas dokumentacionit parlamentar rezulton se ligji vjen si propozim i Këshillit të Ministrave.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit parlamentar (relacionit shoqërues të projektligjit, Raportit të Komisionit të Ekonomisë, Raportit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese) kjo nismë ligjore ka për qëllim:

- Përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, nisma është hartuar me kërkesë të ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe synon zhvillimin e nënsektorit të turizmit detar, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës së marinave dhe rritjes së inventarit të mjeteve lundruese turistike, meqë bregdeti shqiptar ka një potencial të lartë të pashfrytëzuar, me një numër të konsiderueshëm gjiresh të virgjëra që shtrihen përgjatë vijës bregdetare për krijimin e porteve turistike/marinave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...