Publiku te emisioni i Bashkim Hoxhës: Bravo Andi Bushatit dhe Enton Abilekajt, ia përplasen në fytyrë kryeministrit!

Tuesday, 09 June 2020 09:22

Publiku te emisioni i Bashkim Hoxhës: Bravo Andi Bushatit dhe Enton Abilekajt, ia përplasen në fytyrë kryeministrit!
Sot emisioni i mëngjesit te Bashkim Hoxha në News24, që mbetet emisioni më i shikuar ndër emisionet e mëngjesit, u dominua nga telefonatat e publikut të cilët lavdëronin në kor gazetarin dhe analistin Andi Bushati, i cili “dërrmoi” me pyetje dhe replika kryeministrin Rama në Top Channel te emisioni “Open” i Eni Vasilit.

Po kështu publiku lavdëroi edhe analistin Enton Abilekaj që ndryshe nga gazetarët e tjerë, sipas publikut te Bashkim Hoxha, kishte kurajë dhe zuri ngushtë kryeministrin e jo servil si disa gazetarë të tjerë në televizionet e tjera. Kështu ishte përceptimi i publikut te Bashkim Hoxha.

Kishte kohë pa parë replika e debat të këtij niveli pa kompromis mes kryeministrit dhe gazetarëve në studio. Ishte koha e “Të PaEkspozuarit” me Ylli Rakipin, kur Edi Rama bombardohej, por shefi qeverisë ia mbylli portat në televizione.

Mbrëmë debati mes Andi Bushatit dhe kryeministrit Rama ishte i nivelit të lartë aq sa e nxori nga shinat Edi Ramën i cili është mësuar t’i caktojë vetë gazetarët kur shkon në emisione. Por mbrëmë i hasi sharra në gozhdë me Andi Bushatin e Enton Abilekaj.

Debati nisi kur Bushati i tha se ai nuk i vjedh shqiptarët si Rama, por këtë gjë Kryeministri nuk e pranoi dhe nisi të revoltohej.

Kreu i qeverisë tha se fjalën vjedhje dhe shpifje, nuk mund t’ia thotë në sy dhe e akuzoi gazetarin se bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

Bushati: Jo këtu këtu, mos ngri zërin

Rama: Ti do thuash që unë po vjedh shqiptarët

Bushati: Këtu këtu, mbaje zërin qetë!

Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje.

Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi njëri-tjetrit me ti.

Rama: Për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë.

Rama: Me ju nuk e meriton.

Bushati: Është çështje edukate dhe jo personale.

Rama: Rëndësi ka që ju u tërhoqët.

Bushati: Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.

Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe…

Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.

Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme.

Më tej debati ka vijuar me tone të larta mes gazetarit dhe kryeministrit Edi Rama.

Bushati: Ju ftova mbi 10 herë për të mos e kthyer personale.

Rama: Ju jeni shpifës, me mua në sy joo. Përgjigja është kjo që ne kemi kaluar një ligj për turizmin e detit. Është kjo masë që nuk është për shqiptarët që do të blejnë jahte.

Bushati: Ju kur iu thatë shisni jahtet. Tallët trapin me dynjanë.

Bushati i përmendi oligarkët, bandat kriminale, etj çka e acaroi shumë kryeministrin.

Dhe më pas ishte edhe Enton Abilekaj që e zuri ngushtë me pyetje për ekonominë, aty ku u dhemb shqiptarëve si dhe e zuri mat në disa shifra dhe probleme, çka prapë e acaroi kryeministrin, i cili mbylli emisionin pa u përgjigjur për Kosovën.

Populli sot e tha te Bashkim Hoxha se kështu duhen debatet me kryeministrin e jo të stisura e të paguara!

Modifikuar më Tuesday, 09 June 2020 10:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...