Ankimohet vendimi per Inspektorin pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tuesday, 09 June 2020 14:09

Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Piro Samara, Inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

"Në vlerësimin e Komisionerit Publik, vendimi nr. 249, datë 6.3.2020, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk është marrë në zbatim të plotë të dispozitës ligjore, nenit G të aneksit të Kushtetutës, si dhe praktikës gjyqësore orientuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që kjo mangësi në vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të korrigjohet, pas shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore" thuhet në njoftimin e komisionerit.

Në vendimin e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja vihet në dukje se ish-inspektori Piro Samara nuk gëzonte statusin e magjistratit pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësore në 22 tetor 2019.

“Për sa më lart, Komisioni konstaton se nga momenti që z. Piro Samara nuk ka statusin e magjistratit nuk mund të jetë një nga subjektet e rivlerësimit, që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio”, thuhet në vendim.

Në tetor 2019 Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi përfundimin e statusit të magjistratit për tre nga 8 inspektorë të Inspektoriatit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Katër nga inspektorët u vlerësua se kishin statusin dhe u komanduar pranë KLGJ-së, deri në ngritjen e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...