Ish deputeti:'Paga e luftës merret me luftë'

E mërkurë, 10 June 2020 08:18

 

“Paga e luftës dhe çdo e drejtë tjetër me këtë qeveri dhe me Ramën kryeministër, merret me luftë" tha një nga zonjat në protestë.

Nga Luan Baçi.
Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Rilindjes së Ramës po shtojnë çdo ditë dhe më shumë, pakënaqësinë e familjeve shqiptare.

Janë shumë punonjës të kompanive të ndryshme që nuk kanë marrë pagën e ashtuquajtur të "luftës", që vazhdojnë t’i gënjejnë dhe madje t’i përbuzin.

Kjo fasoneri këpucësh në Fier, me mbi 110 zonja të nderuara që mbajnë frymën gjallë me atë pagë minimale që marrin, nuk janë paguar për atë që kryeministri hajdut dhe arrogant iu premtoi.

Protestuan paqesisht, denjësisht para Drejtorisë së Tatimeve, institucionit që merret me këtë punë, por askush nuk ju jep përgjigje, askush nuk i sqaron.

Ky institucion në Fier drejtohet prej shumë vitesh nga një hajdut që vjen që nga nga Elbasani, nuk vjen çdo ditë, por më shumë në ditët që merr "haraçin" nga "argatët" e punësuar në këtë drejtori.

Ky hajdut nuk ka kohë të merret me qytetarët, subjektet dhe hallet që ata kanë, ky "është për tjetër punë këtu, ky është i dërguar i posaçëm i Ramës" thotë dhe askush nuk mund të merret me të, ky është Zoti vet - në Fier.

A thua nuk ka në Fier, qytetarë që mund të drejtojnë institucionet?!

Modifikuar më E mërkurë, 10 June 2020 08:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...