Ish-ministri jashtëm, Bushati: Po përgatiten për copëtimin e Kosovës

E mërkurë, 10 June 2020 09:15

Rrjeti i gazetarisë investigative në Ballkan (BIRN) ka publikuar një skandal të përmasave kombëtare që prek gjithë shqiptarët në rajon. Sipas dokumenteve, rezulton se në vitet 2018-2019 qeveria e Kosovës që drejtohej nga Partia Demokratike e Hashim Thaçit ka lobuar për të idenë e ndarjes së territoreve me Serbinë. Janë disa të dhëna që dëshmojnë se ministri i Jashtëm i asaj kohe në Kosovë, ambasadori i Kosovës në Francë, një kompani lobimi në Francë, një gazetar i gazetës “Le Monde” dhe një studiues amerikan janë përfshirë në hartimin e dokumenteve të kërkuara nga qeveria e Kosovës për rishikimin e kufijve me Serbinë. Qeveria që drejtohej nga PDK-ja e Presidentit Hashim Thaçi i ka dhënë 160 mijë uro kompanisë franceze që të ndikonte te shtetet e BE-së për pranimin e idesë së korrigjimit të kufijve. Gazetari i “Le Monde” e pranon se kontratën dhe ai personalisht është kontaktuar nga kompania për këtë qëllim dhe ka komunikuar me ambasadorin e Kosovës në Paris për të bërë disa shkrime në mbrojtje të kësaj teze. Veç kontratës me kompanisë lobuese ka dhe një detaj që përfshin direkt Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Akademiku amerikan David Phillips dhe një njohës i mirë i rajonit në Uashington ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve.

Këto dëshmi përbëjnë skandalin më të madh, pasi rezulton se idenë e ndarjes së Kosovës në favor të Serbisë po e financojnë vetë shqiptarët në Prishtinë. Strategjia e ndjekur nga një pjesë e politikës në Kosovë ka vënë në pozitën më të vështirë dhe mbrojtësit më të flaktë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sepse në kohën që ata kërkojnë marrëveshje me Serbinë duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, nga vet qeveria e Kosovës vjen një plan që minon mbrojtjen dhe avokatinë e tyre. Zyrtarisht Hashim Thaçi dhe njerëz të tjerë në Kosovë që kanë punuar për këtë ide e kanë mohuar këtë skenar. Por sot jemi para faktit kur jo vetëm rezulton se kjo ide është mbështetur nga segmente të rëndësishme të politikës në Prishtinë, por edhe është pagur për përhapjen e saj në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Fatkeqësisht në projekt është përfshirë dhe një pjesë e politikës së Tiranës. Kryeministri Edi Rama është akuzuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj si personi që po mbështet Hashim Thaçin në ndarjen e territoreve të Kosovës. Ish-kryeministri Albin Kurti po ashtu ka denoncuar këtë skenar që minon gjithë interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe për këtë shkak qeverisja e tij u sabotua.

 

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilit qëndrimet kundër ndarjes i kushtuan largimin nga posti, deklaroi dje se lobimi nga Prishtina i shkëmbimit të territoreve ka dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Duke ju referuar artikullit të BIRN, Bushati shkruan: “Jeta Xharra zbulon tjera lobime për shkëmbim territoresh dhe kundër Gjykatës Speciale. Fatkeqësisht, qeveritë janë rrëzuar njëra pas tjetrës, lobistët janë paguar të sjellin tema nga pluhuri i arkivave të Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe media duke dobësuar ndërkombëtarisht pozicionin e Kosovës”.

Por çfarë është dhe më skandaloze në ketë histori lidhet me faktin se teza e shkëmbimit të territoreve nuk është ide shqiptarë. Projekti i ndarjes së Kosovës është hartuar nga prej vitesh nga Serbia dhe është prezantuar nga Beogradi si zgjidhje e problemit. Fatkeqësisht politika miope në Tiranë dhe Prishtinë e gjen sot vetën duke paguar dhe lobuar për një projekt që plotëson 100% kërkesat serbe për Kosovën. Zhvillimet politike në Kosovë, me largimin e qeverisë “Kurti” dhe zgjedhjen e Abdullah Hotit janë pjesë e këtij skenari që çdo drejt shkëmbimi të territoreve dhe ndarjes së Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...