Malltezi sfidon Lleshajn: Filloji shembjet me pontilin në det, e bën dot?!

E mërkurë, 10 June 2020 12:38

 

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, e ka sfiduar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn në misionin e fundit që ai ka marrë përsëripër: spastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme.

Malltezi i ka bërë thirrje, Lleshajt, që para se të merret me çadrat e të bëhet gazi i botës, le ta fillojë punën me shembjen e pontilit që është ndërtuar në mes të detit në Durrës dhe është dëshmi e rëndë para syve të të gjithëve.
“Si mund të gënjejë kaq pacipësisht?! – ngre pikëpyetje Malltezi. - Thotë nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje, biles asnjë çadër, në një kohë kur ka 2 muaj që ka ndërtim të paligjshëm, pontil, mu brenda detit, ndërtuar nga oligarku Fusha.
Ka 2 muaj që kam depozituar padinë në Policinë e Manzës për ndërtimin e paligjshëm dhe ka 2 muaj që Policia që do i çmenduri-hajdut, ka ikur në drejtim të paditur dhe nuk ka përgjigje!!!
Filloje me këtë pontilin pa leje dhe me dëm të çmendur për biotën dhe erozionin bregdetar, pastaj bëhu gazi i botës me lejet për çadrat e pastaj na thuaj “Hajde Liam tek Mihali”! E bën dot?!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...