E quajti “balonë tabake”- Ish-deputetja e PD i përgjigjet Ramës: Është në vështirësi, mori 650 milion euro borxh. Gënjen shqiptarët dhe bën batuta që…

E mërkurë, 10 June 2020 15:57

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e ironizoi duke e quajtur si ”balonë tabakë”.

Por për demokraten, dy janë gjërat që sipas saj bëj kryeministri kur është në vështirësi, gënjen më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht personat që thonë të vërtetën.

Për Tabakun 650 milion eurot e Eurobondit sipas saj janë njësojë si borxhet e tjera që ka marrë qeveria shqiptare.

“Edi Rama është një gënjeshtar i paskrupullt. Sa herë është në vështirësi bën 2 gjëra: gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.

Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet.

Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët.

Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që shpëton nga largimi!”, thekson demokratja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...