Ambasadorja e SHBA publikon deklaratën e Sekretarit të Shtetit:Të votohet marrëveshja.

E Enjte, 11 June 2020 08:30

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar në Twitter deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me marrëveshjen politike në Shqipëri.

Ditën e sotme, kryediplomati amerikan tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën tha se do të forcojë demokracinë në Shqipëri.

‘Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje’, tha Sekretari i Shtetit Pompeo.

Deklarata është një qëndrim për zhvillimet e fundit në vend dhe për lojërat e kryeministri Edi Rama me një pjesë të deputetëve që thonë se nuk pranojnë ta votojnë.

Postimi i ambasadores Kim (tani vonë në darkë) është një përgjigje e hapur dhe e prerë e ambasadës se duhet zbatuar e votuar Marrëveshja, pa e dredhur bishtin qeveria. Deputetët e ‘pazarit të Milotit’ që asnjëherë nuk kanë votuar kundër qeverisë Rama, tani na dilkan trima dhe të interesuar të prishin perspektivën europiane të vendit! Pa lejen dhe lojën e kryeministrit asnjë prej tyre nuk flet, ndaj amerikanët kanë edhe regjistrime bisedash të pjesëtarëve të mazhorancës duke folur dhe kërkuar deputetëve ‘opozitarë’ që të mos e votojnë Marrëveshjen.

Përveç interesit amerikan për të mos humbur Shqipëria udhën drejt BE, pasi edhe firmosja e Marrëveshjes ishte pjesë e kësaj agjende, tashmë ambasada amerikane ndjehet e fyer, sepse u firmos në tokën amerikane dhe kush fyen flamurin amerikan duhet të mendohet mirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...