QSUT po infekton Shqipërinë, në 6 shërbime, personel dhe pacientë me COVID-19

E Enjte, 11 June 2020 15:08

Shkon në spital për të kuruar  një sëmundje dhe del prej andej me dy. Madje kthehesh në burim infeksioni për këdo që të rrethon.

Kjo po ndodh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila ditët e fundit jo vetëm është vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete të Shqipërisë.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2 ndërsa ABC Neës mësoi se ato ndodhen në QSUT.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rendit faktorët që mendon se kanë ndikuar në këtë situatë.

“Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Autoritetet  nuk kanë deklaruar numrin e saktë të personelit shëndetësor me koronavirus, por  burimet thanë për ABC Neës se të paktën në 6 shërbime spitalore, ka persona të infektuar.

Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

Ndërkohë pacientët e infektuar me koronavirus në spital e kanë çuar atë në të paktën 4 qytete. Në Lushnje, në Gjirokastër, në Burrel dhe në Librazhd.

Përhapja e koronavirusit nga spitalet nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por  ndryshe Italia p.sh e cila u përball me këtë situatë në fillim të pandemisë, në vendin tonë ndodhi atëherë kur autoritetet shëndetësore deklaruan se situatën e kishin nën kontroll.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...