Rritja e infeksioneve/ Rama kërcënon: Karantinë derisa të dalë vaksina

E Enjte, 11 June 2020 19:23

eksa numri i të prekurve me Covid-19 në vend shkoi sot në 44, kyeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim për mediat për të dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket situatës me pandeminë.

Sipas shefit të qeverisë, nëse mendojmë se rreziku ka kaluar do të kthehemi sërish në fillim.

 
 
 

"Do bëhemi njerëz e do zbatojmë rregullat, apo do bëjmë si lopa që i bie me shqelm qumështit pasi e mbush, por jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëj sehir se si shumë e kanë harruar që koronavirusi nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më shumë shtrime në spital se në kulmin e tij, nuk dua të lëshojë ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet, e di mirë se sa kanë vuajtur, por nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ringrihet, të vdekurit jo. Nuk dua që ndëshkimet të jenë as për njerëzit moskokëçarës, tani që jemi hapur. E di se sa kanë duruar të gjithë dhe kur solidariteti i pashoqë na nxori faqebardhë,  nuk dua ta mendoj karantinnën. Nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje që sot dhe numrat e të shtruarve do të rriten, atëherë me keqardhje po realisht nuk do kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të kthehemi nga e para. Prandaj, të thërrasim mendjen dhe të bëjmë gjënë e duhur, e kemi vetë në dorë që të bëjmë gjënë e duhur, të ringrihemi shpejt, të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon", tha Rama. 

 
 

 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...