Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Mehmeti: Edhe këtë herë nuk ia dolëm pa ndërkombëtarët

Premte, 12 June 2020 22:02

Episodi i kësaj jave në "Këndi i Kimit" nisi me ngjarjen kryesore politike në Shqipëri, atë të marrëveshjes mazhorancë-opozitë për reformën zgjedhore.

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti u shpreh se, edhe këtë herë sërish nuk ia dolëm të arrinim konsesusin pa ndërkombëtarët.

 
 

"Dua të gërryej poshtë këtij debati dhe të shoh ku fshihet prapë një fytyrë e shëmtuar politike e Shqipërisë. Ajo fytyrë e shëmtuar ka të bëjë me atë se, në Shqipëri, partitë shqiptare nuk ia dolën të arrijnë asnjë marrëveshje pa ndërhyrjen e të huajve. Atje politikanët ndjehen mirë kur bëjnë lëshime para të huajve por ndjehen të përbuzur kur bëjnë lëshime përballë kundërshtarit të vet politik. 

 
 
 

Unë dua që Shqipëria të jetë shtet. Që do vishet me petkun e shqiptarisë. Që do vishet me norma, me ligje, me zakone që i kanë hije shqiptarisë dhe që mbrojnë shqiptarinë. Jo me ato që ia veshin të huajt. Jo se ia bëjnë me qëllim që të jenë të ngushta apo për 2-3 numra më të gjëra, por sepse ata kanë mendësinë e vendit të vet. Nga andaj nga vijnë ashtu i qepin dhe i arnojnë teshat e Shqipërisë", tha Mehmeti.

 
 

"Opozita vetme në Shqipëri janë diplomatët e huaj. Për fat të keq del se edhe nuk kemi qeveri. Se ato zgjasin sa i caktojnë ndërkombëtarët. Ndaj nuk kemi  pse habitemi pse shqiptarëve iu duket vendi i huaj dhe duan të ikin në vendet nga vijnë diplomatët", shtoi publicisti.

Puntata e plotë e "Këndi i Kimit":

 
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...