Protesta e maturantëve/ Meta, Komitetit të Maturës Shtetërore: Shqyrtoni sa më shpejt shqetësimet e tyre

Saturday, 13 June 2020 19:59

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon lidhur me protestat e ditëve të fundit të maturantëve.

Përmes një reagimi në Facebook, kreu i Shtetit shprehet se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit dhe kërkesat e maturantëve, ndërsa shton se, "provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara".

Reagimi i plotë i presidentit:

Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse.

I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...