‘Në zgjedhjet e ardhshme, opozita do shkojë e bashkuar’/ Kryemadhi: Të hapur për parti të tjëra

E Enjte, 18 June 2020 21:53

Monika Kryemadhi ka konfirmuar marrëveshjen e 23 prillit nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marrë angazhimin për të marrë pjesë në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

Gjatë emisionit “Opinion’, Kryemadhi është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do shkojë e bashkuar dhe do jetë e hapur edhe për parti të tjera në koalicion.

 
 

Gjithashtu, Kryemadhi sqaroi opinionin se, ‘ne si opozitë e bashkuar kemi qëllimin që të krijojmë besimin tek qytetarët shqiptarë që do të shkojmë drejt një procesi zgjedhor, i cili do të krijojë mundësinë e krijimit të një sistemi të ri demokratik, për të cilin shqiptarët kanë nevojë’.

 
 
 

Znj. Kryemadhi, opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje?

 
 

Patjetër. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se ka një marrëveshje të nënshkruar më 23 prill nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marrë angazhimin për të marrë pjesë në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

Do shkojnë si koalicion? Sepse Rama sot tha që nuk i preferon koalicionet. Në qoftë se votohet jo me koalicione, si do veproni? Do shkoni me një listë?

Z. Fevziu ne nuk ndajmë të gjithë të njëjtat dëshira sepse edhe për standardin e jetës dhe për stilin e jetës që kemi zgjedhur, nuk i kemi të njëjta. Kështu që, ne nuk mund të kemi gjëra të përbashkëta. Nëse z. Rama nuk i pëlqen koalicioni, të tjerët mund t’i pëlqejnë koalicionet. Edhe z. Rama nuk është se nuk i pëlqen koalicioni, por nuk i shkon njeri për të bërë koalicion dhe ndaj e thotë që nuk i pëlqen koalicionet.

Pra, LSI do të shkojë në zgjedhje në një koalicion të madh?

Po, patjetër me një koalicion të madh.

A do t’i hapeni dhe partive të tjera që do duan t’i bashkohen kësaj opozite?

Patjetër që do të hapemi.

Me çfarë kriteresh?

Me kritere shumë të thjeshta që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor për t’u ofruar shqiptarëve një parlament legjitim, pra t’u ofrojmë shqiptarëve nëpërmjet referendumeve vendosjen e sistemit që ata duan.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...