Vasili:Tre goditje vdekjeprurëse ndërkombëtare që shembën përtokë shtetin e propagandës.Goodbye Rama!

Saturday, 20 June 2020 10:19

Pas miratimit të amendamentit me 15 kushte nga PE, të cilat Shqipëria duhet t’i plotësojë për t’u anëtarësuar në BE dhe qëndrimit të Komisionit të Venecias për “Kushtetuesen” dhe për ‘Anti-shpifjen’, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili pohon se mjaftojnë këto janë tre goditjet vdekjeprurëse ndërkombëtare që sipas tij shteti i propagandës te shembet përtokë. “Vetë Edi Rama ishte dhe mbetet thjesht nje tullumbace propagandistike dhe asgje me shume, te ciles Venecia i keputi perin dhe e cfryu totalisht.”, shkruan Vasili.
REAGIMI I VASILIT
Venecia+15 Kushtet+ ODIHR dhe Goodbye Edi Rama!
Tre goditje vdekjeprurese nderkombetare mjaftuan qe shteti i propagandes te shembet përtokë.
Raporti i ODIHR per votimet moniste te 2019 asgjesoi farsen e kriminalizimit dhe shitblerjes se zgjedhjeve te Edi Rames.
15 Kushtet e Bundestagut tashme te shnderruara ne Kushte Europiane per Hapjen e negociatave asgjesuan farsen e pseudoqeverisjes dhe provuan kriminalizimin e qeverise se Edi Rames ne cdo qelize.
Dje Komisioni i Venecias rrezoi pertoke farsen demagogjike te reformes ne drejtesi te Edi Rames duke asgjesuar edhe te gjithe bujurdinë hipokrite te reklames se nje reforme te deshtuar, e cila u vu ne sherbim te antishtetit te Edi Rames dhe kunder shtetit ligjor, qe duan shqiptaret.
Venecia vulosi dje integritetin absolut Kushtetues te vendimeve te Presidentit te Republikes si dhe nxori sheshit komplotin e Edi Rames per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese si finalizim te rrembimit te te gjithe pushteteve nga ana e tij.
Venecia provoi gjithashtu se Parlamenti i karavidheve eshte thjesht dhe vetem nje landfill antikushtetues, qe riciklon pushtetin e parave te pista ye Efi Rames si dhe te endres se tij kriminale per rrembim te cdo pushteti.
Venecia i dha nje shuplake te perveluar edhe te gjithe nderkombetareve, qe synuan ta perdorin Venecian si nje menyre tinzare dhe te pabese kunder shqiptareve dhe ne favor te Efi Rames.
Venecia ishte nje pasqyre e pameshirshme, qe pasqyroi ne menyre te qarte fytyren e antiligjit te Edi Rames, qe nuk kursen askend dhe asgje per te realizuar histerine e tij kriminale.
Venecia provoi pa asnje ekuivok se i vetmi bastion e shtetit ligjor ne Shqiperi eshte dhe mbetet institucioni i Presidentit te Republikes, i cili eshte edhe themeli i ringritjes se shtetit te rrenuar te se drejtes.
Nga dje Shteti i propagandes u çfry totalisht se bashku me Edi Ramen dhe tashme ai eshte qartesisht vetem nje cofëtirë ne agoni dhe qe kuterbon erë.
Ndersa vete Edi Rama ishte dhe mbetet thjesht nje tollumbace propagandistike dhe asgje me shume, te ciles Venecia i keputi perin dhe e cfryu totalisht.
Ndaj s’na mbetet gje tjeter vetem te themi:
Goodbye tollumbacja propagandistike Edi Rama!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...