PD gati për zgjedhjen e kandidatëve/Deputetët e parlamentit të ardhshëm do të zgjidhen nga anëtarësia

Saturday, 20 June 2020 17:15

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë përmes parimit një anëtar një votë deputetët e saj për parlamentin e ardhshëm.

Kështu raporton Abc News që citon burime nga selia blu ku kanë nisur edhe konsultimet me forca partnere që zhvillojnë këtë proces në vendet e tyre.
Por pavarësisht se ia ka lënë anëtarësisë përgjegjësinë e propozimeve dhe vendimmarrjes, javët e fundit në takimet që ka zhvilluar me qytetarë, biznese dhe fermerë, vetë kreu i demokratëve ka qenë i shoqëruar nga disa prej ish-deputetëve të tij që pritet t’i nënshtrohen testit të anëtarësisë në muajt në vazhdim.

Në takimet e zhvilluara në Tiranë, Basha është shfaqur në krah të ish-deputetëve, Halim Kosova, Jorida Tabaku, Gert Bogdani, Grida Duma dhe Klevis Balliu.

Në Vlorë kryedemokrati u shfaq në krah të ish-kandidatit për kryetar Bashkie, Genc Deromemaj, ndërsa në Elbasan në krah të ish-deputetëve Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

Ndërkohë që takimet në rrethe do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave pritet të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në 15 shtator.

“Sistemi ynë synon t’i japë mundësi anëtarëve të PD, demokratëve që të zgjedhin ata, se kë duan që t’i përfaqësojë, qoftë në parlamentin e ardhshëm, qoftë në pushtetin lokal. Kjo për mua është zgjidhja e vetme, për problemin që është krijuar me listat e hapura”, ka thënë nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...