Vasili:Shqipëria e zhytur në kaosin e pandemisë, fajtor kryesor qeverisja e Edi Ramës

Diel, 21 June 2020 17:38

 

Nënkryteri i LSI-së Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se shifrat në rritje të të infektuarve me koronavirus janë dëshmi e dështimit të kësaj qeverie në luftën ndaj Covid-19.

Vasili thekson se si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë së Ramës, Shqipëria sot ndodhet e zhytur në paqartësi, pasiguri e në padije.

Postimi i Petrit Vasilit:

Qeverisja pandemike dhe lutjet anemike te ca profesionisteve, qe nuk ndihmojne!

 

Pandemia ne Shqiperi eshte absolutisht e zhytyr ne paqartesi,pasiguri dhe padije.

Kaosi i shkaktuar qe ne fillim nga mosveprime dhe qendrime kontradiktore te rrezikshme te qeverise, qe ka folur e vepruar vetem me gojes e FB e Edi Rames kane prodhuar pasojat e sotme.

Shifrat disa here me te larta sot se sa ne pikun e pandemise flasin vete dhe analizen e tyre mund ta beje edhe nje epidemiolog fillestar.

 

Lutjet anemike e te mekura te disa profesionisteve ndaj popullit, kur duhet ti flasin e flisnin fort dhe me zë te larte qeverise, qe shperdoroi politikisht pandemine, nuk ndihmojne askend. Ne mungese te revoltes profesionale ndaj sharlatanizmit qeveritar, heshtja e ketyre profesionisteve do te ishte shume me e dobishme.

Te predikosh kunder fakteve, qe shkencerisht flasin vete eshte mungese integriteti. Te ngarkosh popullin me pergjegjesi, kur qeveria nuk mbrojti as personelin shendetesor eshte pabesi profesionale.

Te mos hapesh gojen kur Edi Rama con mijra police ne mes te pandemise te Teatri dhe bashkia mbledh dhjetra femije neper sebepet propagandistike te saj, pra kur qeveria vet perhap pandemine, eshte e dhimbshme per ca profesioniste.

Perballe nje qeverie qe i kerkon mjekeve te qendrave shendetesore te bejne maska me carcafet e shtepise dhe te thuash fajin e ka populli eshte poshterim profesional. Pergjegjesine e drejtimit te qarte e profesional te pandemise e ka vetem qeveria.

Deshtimin e saj qeveria pabesisht ja hedh ne kurriz popullit. Edi Rama dhe qeveria zgjodhen te refuzojne me kokefortesi cdo propozim e sugjerim. Sot flasin vetem broçkulla, qe nuk bindin asnje shqiptar. Shifrat e pandemise jane nje deshmi e pakundershtueshme e kaosit.

Prodhimi i lajmeve te turpshme duke shkelur cdo ligj e norme sic ka ndodhur me disa njerez te njohur te cileve u eshte bere publike prekja nga COVID-19 eshte nje tjeter deshmi e falimentimit. Ka vetem nje fajtor e pergjegjes per administrimin mizerabel te pandemise dhe ky eshte Edi Rama qe pati marrëzine te printe vete budallekun e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...