Calavera,fjalët i merr era!

Tuesday, 23 June 2020 13:19

Parlamenti Europian miratoi pak ditë më parë amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave.

Por drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera thotë se jo të 15 kushtet janë për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në fjalën e saj në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, Calavera tha: “Të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve.

Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës.
Të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe që do të duskutohen me anëtarët e BE në Këshill” eshte shprehur ajo.

Zonja Calavera!Ngushellimet Rames dhe sektit te Rilindjes mund tja shprehesh edhe pa qoka publike. Situata tashme eshte shume e qarte dhe asnje lloj koperture diplomatike apo ndonje ndihme tek tuk nuk e shpeton dot mikun tuaj Ramen dhe Rilindjen nga damkosja qe i beri Parlamenti Europian.

Dita e djeshme ne Bruksel nuk ishte mbyllje dere per shqiptaret por thenia e se vertetes lakuriq per nje qeveri e cila ne shtate vite Brukseli e permblodhi ne tre fjali te sakta: Narkotrafiku, Vjedhja e Votes dhe Ndikimi Turk.
Prandaj Zonja Calavera ne raste te tilla fjalet i merr era dhe qokat nuk kane me kuptim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...