“Prodhimet nuk po i vjelim se nuk kemi ku t`i çojmë”, fermerët e Vorës ankohen tek Basha për mungesën e tregut dhe të subvencioneve

E mërkurë, 24 June 2020 17:22

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha ishte sot në Vorë ku zhvilloi takime me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët e kësaj zone.

Largimi i banorëve pas tërmetit të nëntorit, që goditi edhe këtë qytet, si dhe harresa e qeverisë pas pandemisë, ka shkaktuar uljen drastike të xhiros ditore për biznesin e vogël në këtë bashki. “Zero më zero! Ne jemi keq edhe më tërmetin, s’ka njerëz fare, s’ka banorë. Janë larguar 50% e banorëve” – shprehet një tregtar i cili nuk ka kujt t`i shërbejë më në lokalin e tij.

Mungesa e mbështetjes nga qeveria në këtë kohë krize i ka çuar bizneset në Vorë në prag mbylljeje. Disa muaj pa aktivitet tregtar, të shoqëruar me neglizhencën e qeverisë, ka bërë që shumë prej tyre ta mbyllin aktivitetin dhe shumë të tjerë ta mendojnë seriozisht shpalljen e falimentit. Sipërmarrës të tjerë, u ankuan për uljen drastike që xhiroja ditore ka pësuar në shume biznese të zonës.
“Unë jam i mbytur, i zhytur në borxhe, me siklete e me ashtu. S’kam ç’bëj. Marrin me listë, të paktën vetëm në kohën e koronavirusit nja 700 – 800 mijë lekë”- shprehet pronari i një dyqani mishi në qendër të qytetit i në 35 vite punë në të njëjtin dyqan po vuan krizën e thellë të konsumit.

Pas takimeve me bizneset, Basha u ndal në Marikaj ku dëgjoi shqetësimet dhe problemet e fermerëve të zonës. Mungesa e tregut dhe subvencioneve ka penalizuar shumë prej tyre. Zona njihet për tregtinë e perimeve të ndryshme, por mungesa e tregut e bën shumë të vështirë nxjerrjen e produkteve nga serat.
“Tregu më dobët, s’ka. Këtë vit njëherë, është shumë dobët. Shumë, shumë dobët” – thotë një nga fermerët.

Fermerët e Vorës u ankuan për rritjen e kostos dhe uljen e fitimit dhe mungesën e subvencioneve.

“Subvencione nuk ka fare. Zero, zero”, – thotë një tjetër banor që jetesën e familjes së tij e ka të varur nga prodhimet bujqësore.

Ata shprehen se puna e tyre nuk vlerësohet, pasi nuk njohin asnjë ndihmë nga shteti dhe gjithçka e bëjnë vetëm me forcat tyre.

Kreu i opozitës Basha garantoi fermerët dhe bizneset se qeveria e ardhshme do jetë në krah të tyre. Taksat dhe lekët e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për 5 veta.

“Morëm vesh dje, kanë bërë një pagesë tjetër për inceneratorin, 500 mijë euro. Sa biznese mund të ndihmoheshin me këto? Thjeshtë të paguanin punëtorin, mos të hiqnin punëtorin nga puna. Se këto taksat tuaja janë. Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë edhe sipas mundësive që, sigurisht do vijnë duke u rritur, kur të çlirohet ekonomia edhe ju të fitoni, të punësoni, të ketë mirëqenie. 5 veta! S’mund të jetë Shqipëria e 5 vetave”, – u shpreh Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...