Bylykbashi: U mbyll mbledhja më e rëndësishme. Vasili: Nga sot, në një fazë tjetër

E mërkurë, 24 June 2020 23:12

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin për Reformën zgjedhore, u shpreh se tryeza e sotme ishte më e rëndësishmja, pasi u finalizuan të gjitha pikat në lidhje me dakordësinë e datës 5 qershor.

‘U mbyll mbledhja më e rëndësishme për reformën zgjedhore. Sot u përmbyllën të gjitha pikat në lidhje me dakordësinë e datës 5 qershor.

U pranua propozimi i tretë i opozitës në lidhje me KQZ-në, duke siguruar garancitë që procesi për ngritjen e KQZ-së do të bëjë të mundur të mos kemi një organ me persona të emëruar politikisht.

 
 
 

Opozita bëri të mundur që qeveria të mos ketë mundësi të prekë administrimin e zgjedhjeve. Me mbledhjen e sotme, Kodi Zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet’, tha Bylykbashi.

 
 

Ndërkohë, Vasili theksoi se nga ky moment, jemi në një fazë tjetër, e cila ka të bëjë me zbatimin e reformës.

‘U mbyll një fazë shumë e rëndësishme. Opozita nuk u tërhoq nga marrëveshja, pavarësisht momenteve për ta penguar atë dhe dha një provë integriteti politik dhe moral.

Kjo ka qenë një provë e sikletshme për mazhorancën që synoi t’i ikte marrëveshjes, që nuk kishte të bënte me opozitën, por me fatin e zgjedhjeve.

Sot, me këto ndryshime hyjmë në një fazë të dytë që lidhet me një kusht shumë të rëndësishmet nga 15 kushtet e integrimit, që është kushti i zbatimit të kësaj reforme’, u shpreh Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...