Hoti anulon vajtjen në SHBA, reagon Isa Mustafa: Para se të takohemi me Vuçiçin, të takohemi mes veti

E Enjte, 25 June 2020 08:51

Kryetari i LDK Isa Mustafa ka bërë një deklaratë lidhur me vendimin e Kryeministrit Avdulla Hoti për të anuluar vajtjen në SHBA më 27 qershor për Dialogun Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga SHBA, pas daljes së aktakuzave nga Haga ndaj ish-liderëve të UÇK, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Në deklaratën e tij publikuar në Fb, Mustafa sprehet:

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo. LDK beson fuqishëm në SHBA-të. Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet t'i prijë delegacionit.

Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e t'i prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.

Nuk kemi të bëjmë me z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovës.

Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiçin, nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...