Vjosa Osmani i kërkon LDK-së të zbardhë vendimin ku e shkarkuan

Saturday, 27 June 2020 17:25

 

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me një letër kryesisë së LDK-së me të cilën kërkon të njihet me rezultatin e votave që çuan në shkarkimin e saj një javë më parë.

Letra, të cilën Euronews Albania e ka siguruar, mban datën 25 qershor. Në të Osmani e cilëson shkarkimin "veprim arbitrar" dhe në kundërshtim me "statutin e partisë".

“Duke qenë subjekt i procesit të votimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përmes kësaj shkrese, kërkoj që të ma dërgoni gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit tim, përfshirë këtu dhe rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të këshillit,” – i drejtohet Osmani LDK-së.

Më 20 qershor, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, LDK shkarkoi Osmanin nga posti i zëvendëskryetares dhe në vend të saj emëroi Avdullah Hotin. Procesi i shkarkimit u bë përmes votimit me postë elektronike.

Shkarkimi i Osmanit u argumentua për “qëndrime të hapura kundër partisë”. Ajo bashkë me deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nuk votuan “pro” rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, duke ndezur një valë kritikash kundrejt saj.

Osmani ishte kandidatja zyrtare e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ajo aktualisht mban detyrën e kryetares së parlamentit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...