Xhixho:Përçarja e opozitës shpresa e fundit e Ramës.Jemi më të bashkuar se kurrë

Saturday, 27 June 2020 18:13

Xhixho: Mazhoranca arrogante dhe agresive ndaj medias
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në emisionin “Java” në RTSH, tha se përçarja e opozitës është shpresa e fundit e Edi Ramës. Sipas saj, opozita është më e bashkuar se kurrë. ”Ka ardhur koha që të shkëputemi nga tranzicioni 30-vjeçar i problematikave në proceset zgjedhore ndaj dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, siç ndodh në çdo vend europian është një detyrim që ja kemi qytetarëve dhe një kusht për të avancuar në procesin e Integrimit Europian të vendit”.

Pak ditë më përpara duket se Rama në mënyrën e tij të zakonshme si një xhongler që heq kapelën dhe heq kapelën nxori një propozim tjetër dhe tha që unë nuk e shikoj si të çuditshëm një bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, ju tremb ju një konfigurim i ndryshëm i politikës shqiptare, pra 2 armiqtë e mëdhenj në një moment të caktuar bëhen bashkë dhe lënë një parti si tuajën në opozitë?

 

Këto janë vetëm shpresat e fundit të Edi Ramës për të përçarë opozitën që nuk ja ka arritur në gjithë këto vite. Opozita është e bashkuar ka nenshkruar nje marrveshje me 20 prill 2019. Opozita është më e bashkuar se kurrë dhe besoj se koalicioni opozitar është i pa kthyeshëm tashmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është frika më e madhe e z. Rama. Nje opozitë e bashkuar e cila do të zgjerojë koalicionin edhe me individ të tjerë edhe me forca të tjera politike të majta garanton fitore te padiskutueshme ne zgjedhje dhe z. Rama kete e di shume mire, ndaj dhe shpreh aludime te tilla.

Padyshim opozita do duhet te perzgjedhi kandidate me integritet me vlera intelektuale e njerezore per t’i rikthyer Parlamentit si institucioni me i rendesishem perfaqesues i qytetareve dinjitetin qe meriton. Nga ana tjeter programi ekonomik i fokusuar ne çlirimin e ekonomise nga oligarket, nxitjes së ekonomise duke ulur taksat e duke respektuar parimet e ekonomise se tregut do jene armet kryesore qe do te rikthejne shpresen e besimin qe nepermjet fuqise se votes se qytetareve e jo bandave dhe krimit te organizuar te lidhur me politiken mund te vi ndryshimi i vertete per vendin.

Ka ardhur koha qe te shkepuetemi nga tranzicioni 30 vjecar i problematikave ne proceset zgjedhore ndaj dhe garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme sic ndodh ne cdo vend europian eshte nje detyrim qe ja kemi qytetareve dhe nje kusht per te avancuar ne procesin e integrimit europian te vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...