Klima e biznesit në rënie/Buxhuku: 2 mld dollarë ishte vetëm dëmi nga kriza e Covid 19, borxhi publik ka kaluar 80%

E mërkurë, 01 July 2020 14:44


Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku në një lidhje me Skype me News 24, komentoi Indeksin e Dhomës Amerikane për klimën e biznesit, i cili doli në konkluzionin se Shqipëria shënoi rënien më të madhe në 8 vjet.

Duke komentuar situatën, Buxhuku tha se ekonomia ka qënë në rënie prej disa vitesh, por tërmeti i nëntorit dhe kriza e Covid 19 ishin kolpot e fundit për ekonominë.

“Në fakt nuk është një gjë e re. Në të gjitha studimet apo sondazhet që kemi bërë vihet re një ulje e besimit të klimës së biznesit, kjo është shtuar shumë pas problematikave me të cilat u përball ekonomia, si tërmeti apo kriza e Covid 19.Këto të dy të fundit kanë qenë kolpot e fundit serioze ndonëse prej vitesh sistemi ekonomik ka treguar dobësi. Ne jemi vendi që i dhamë ndihmën më të vogël biznesit dhe sipërmarrjes, por duhet të kemi parasysh edhe faktin se kriza globale që ka përfshirë gjithë vendet e globit ndikon te gjendja ekonomike dhe ajo e biznesit në Shqipëri”.

“Edhe para tërmetit të nëntorit, edhe para pandemisë së Covid 19 sistemi kishte treguar shenja të dukshme të shterimit të mundësive. Ka nevojë të përmirësohet në themelet e tij. Vetëm gjatë mbylljes nga Covid 19 dëmi që iu bë ekonomisë ishte mbi 2 mld dollarë. Kemi qenë në kushtet e një bllokade me vështirësi në tregti. Sot jemi në një gjendje tejet të vështirë, imagjino që ne vetëm marrim borxhe, kemi marrë mbi 3 mln euro borxh. Borxhi real i vendit tonë sot, i pashprehur duhet të kemi arritur mbi 80% të PBB. Kjo është fotoja që ne kemi sot, Ndaj na mbetet vetëm të shikojmë të vërtetën në sy, të shikojmë dhe ndryshojmë politikat e këtij vendi. Politikat ekonomike janë të parat”,- tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...