"Lidhja e Veliajt me mafian italiane"/Ina Zhupa: Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave në fondin limit

E Enjte, 02 July 2020 20:19

Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a .

Ky është denoncimi i rradhës i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në Facebook, publikon dokumente të reja lidhur me këtë aferë.

"Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milardë lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit", shkruan ndër të tjera Zhupa.

 

Postimi i plotë:

"Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë .

Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a .

Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milardë lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit.

Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura.

SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shume shpejt!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...