Basha nga Velipoja/"Banditët e pushtetit, shkatërruan sezonin turistik.Qeveria jone do te investoje ne menyre qe turizmi te kete kushte te denja per pushuesit"

Premte, 03 July 2020 13:53

Nga Lulzim Basha
Sot në Velipojë u takova me sipërmarrës të sektorit të turizmit të zonës. Velipoja ka një natyrë të mrekullueshme dhe njerëz punëtorë, që mbajnë familjen me turizmin dhe strukturat e tij mbështetëse.

Me nisjen e sezonit turistik, në vend të mbështetjes nga qeveria, ata u goditën nga fadromat dhe prishjet selektive akoma pa filluar të nxjerrin sadopak të ardhura për banorët atje. Pa asnjë dokument, banditët e pushtetit shkatërruan mundin dhe djersën e qytetarëve dhe kjo për t'u hapur rrugë projekteve korruptive të oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Politikat korruptive në shërbim të një grushti oligarkësh e kanë dëmtuar turizmin dhe ekonominë. Sipërmarrësit më thanë se i kanë paguar të gjitha taksat këto tre muaj, pavarësisht se janë gjendur pa punë dhe mundësi reale për t'i paguar.

Tregtarët e zonës më thanë se xhiroja është përgjysmuar dhe shpresat për të nxjerrë shpenzimet e tyre për këtë vit janë fare të pakta.

Kjo situatë kërkon zgjidhje. Dhe që abuzimi, korrupsioni, shkatërrimi i mundit dhe djersës së shqiptarëve për afera korruptive të marrë fund, duhet të ndëshkohen përgjegjësit. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund.

Të gjithë ata që kanë prishur pronën e ndërtuar me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, do të marrin dënimin e merituar. Këta banorë që kanë parë investimin e jetës të rrënuar para syve, meritojnë drejtësi.

Pushuesit nga Kosova nuk do të rëndohen më me tarifën prej 5 eurosh. Ne do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit që na ndan me vëllezërit tanë.

Ne do t'i heqim bizneseve, bandat e taksidarëve nga qafa si dhe do të anulojmë "taksën Rama" për karburantin.

Vëmendja jonë do të përqëndrohet te biznesi i vogël, si sipërmarrja që përbën shtyllën kryesore të ekonomisë në vend, duke caktuar vetëm një taksë 0.5% të xhiros vjetore. Qeveria jonë do të investojë në infrastrukturën rrugore, ujë dhe kanalizime dhe në rrjetin energjitik, në mënyrë që turizmi shqiptar të ketë kushte normale dhe të denja për pushuesit shqiptarë dhe të huaj.

Modifikuar më Premte, 03 July 2020 13:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...