Meta me Ambasadorët e Vishegradit: Të plotësohen pa humbur kohë kushtet për hapjen e negociatave me BE

Premte, 03 July 2020 20:27

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook thotë se ka pranuar ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.


Ai thotë ndër të tjera se, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.

STATUSI I PLOTE

 

Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.
Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë.
Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4.
Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train!
Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese. 🇦🇱🇪🇺

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...