Festa kombëtare e SHBA, Kryemadhi: Moment frymëzimi për kombet që luftojnë për të fituar lirinë e demokracinë dhe për t’i ruajtur

Saturday, 04 July 2020 10:50

Nga Monika Kryemadhi
Sot është 4 korriku, festa kombëtare e SHBA.
I shpreh SHBA, udhëheqësve të saj dhe përfaqësuesve në Shqipëri: Gëzuar dhe e festofshi nga mot si kombi i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë!

Festa e 4 korrikut është gjithashtu moment festimi e frymëzimi për kombet e tjera, për ata që luftojnë për të fituar lirinë dhe demokracinë, si dhe për ata që luftojnë për t’i ruajtur.

Është edhe një ditë festimi e gëzimi për shqiptarët kudo ku jetojnë, si miq të paepur të kombit të madh amerikan dhe SHBA-ve, miqësi e farkëtuar në momentet më të rëndësishme për historinë tonë moderne.

Aleanca e kombit tonë me SHBA është forcuar në vazhdimësi, duke formësuar themelet demokratike të shteteve ku shqiptarët jetojnë.

Sot kjo aleancë zhvillohet çdo ditë në përqafimin dhe ruajtjen nga ne shqiptarët të vlerave Trans-Atlantike, si anëtarë të NATO-s dhe në proceset e integrimit tonë në BE, ku ndihma e SHBA është e pakursyer.

Urimet e mia shkojnë sot edhe për qindra mijëra shqiptarë që janë qytetarë të SHBA dhe kontribuojnë çdo ditë për forcimin e Aleancës sonë strategjike.

God Bless USA! God Bless the friendship USA-Albania!

Në foto me Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan dhe liderin e Grupit Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy. 🇦🇱🇺🇸

Modifikuar më Saturday, 04 July 2020 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...