Cështja e Kosovës,Tritan Shehu:Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon, përgjegjësia bie mbi Ramën

Saturday, 04 July 2020 13:33

 

Ish deputeti i PD Tritan Shehu deklaroi se koronavirusi po shkakton fatkeqësisht viktima, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa maksimale për të ndaluar shpërthimin e epidemisë.

“Gjendja nga koronavirusi është shumë e rëndë. Situata sapo vjen dhe po agravon më keq. Mbyllja ka pasur terror psikologjik për qytetarët. Ndërkombëtarët të na asistojnë me ndihma ndaj Covid-19. Shteti duhet që të vendosë rregulla strikte ndaj virusit.
Gjendja ekonomike është lënë në rënie të lirë. Shumë shtete janë hapur, vetëm ne jemi të izoluar. Kjo është përgjegjësi ekonomike, sociale, politike. Shteti të furnizojë qytetarët me maska. Ndryshe, do gjendemi përballë të papriturave. Qeveria të ketë strategji”, tha Shehu.
Tritan Shehu theksoi se Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon, duke vlerësuar se përgjegjësia bie vetëm mbi Edi Ramën.

“Unë mendoj se roli i faktorit shqiptar është shumë i rëndësishëm. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, ne kemi arritur në kohë rekord që Shqipëria të jetë vend demokratik, anëtar i NATO-s, Kosova të fitojë pavarësinë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të jenë me rol shtet-formues. Roli ynë si shqiptar ka qenë i qartë. Fatkeqësisht, sot Shqipëria ka humbur rolin e liderin në rajon, sot po ndodh qe zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet dhe zëri i qytetarëve tanë është bërë pjesë e projekteve të Vucic. Sot po humbin interesat e mëdha të shqiptarëve. E kam dëgjuar që thonë se SHBA ndahet nga BE dhe besoj se kjo është absurde”, deklaroi Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...