Berisha:Sot dita e projektit te shekullit per Shqiperine!

Saturday, 04 July 2020 18:10

Nga Sali Berisha

Sot dita e projektit te shekullit per Shqiperine!

Miq, me 4 korrik te vitit 2013 ne mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit miratuam planin kombëtar sektorial për gazsjellësin TAP, projektit te shekullit per Shqiperine. Pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe pavaresise se Kosoves, projekti TAP perben arritjen me madhore historike te shqiptareve qe nga koha e pavaresise se vendit.

Me kete projekt Shqiperia fiton nje pozicion nevralgjik ne fushen e energjise ne rajon dhe ne Europe. Ajo zgjidh ne menyre pefundimtare nevojat gjithnje ne rritje energjitike te saj. TAP sjell gazin azer nga deti Kaspik ne Itali por ai nisi dhe mbeti TAP ne nje rrebesh kundershtimesh dhe interesash te tjera te kunderta vetem e vetem se kalon neper Shqiperi. TAP ngadhenjeu mbi korridorin jugor rus te gazit dhe projekte te tjera gjigande.

Vetkuptohet rol percaktues ne triumfin e ketij projekti gjigand kishte qeveria dhe presidenti i Azerbajxhanit, Alijev, konsorciumi i TAP dhe financuesit e tij por edhe qeveria shqiptare luajti me vendosmeri rolin e saj te pazevendesueshem dhe jetik per shnderrimin e tij ne realitet.

Ne fjalen time ne ate mbledhje te KKT nder te tjera shprehem se:
“Siç është bërë e njohur gazësjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar. Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen” dhe shtoj se:
“Natyrisht e ka zgjedhur konsorciumi mbi bazën ekonomike, por mbështetja e presidentit Aljev ka qenë e palëkundur. Ne kemi qenë të parët, që kemi plotësuar plotësisht dokumentacionin për këtë gazsjellës. Ekipet e TAP kanë studiuar, shkelur me këmbë gjithë territorin shqiptar, ku kalon TAP dhe kanë bërë takime me komunitetin, kanë bërë një punë shumë të mirë. Shqipëria i autorizon ata të fillojnë punën në kohën e tyre më të përshtatshme”.

Sot ne kete 7 vjetor TAP ka perfunduar ndertimin me sukses te plote ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe para disa javeve u be me sukses te plote injektimi i gazit natyral ne te gjithe instalimet ne territorin shqiptar dhe pritet qe brenda ketij viti te perfundoje teresisht dhe te filoje funksionimi i projektit aktualisht me te madhe ne Europe. sb

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1638914549602779/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...