Takim online me Bordin e Forumit te Grave te PPE/Vokshi:GJK dhe liria e medias, 2 nga 15 kushtet, thelbësore për integrimin

Diel, 05 July 2020 20:51

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, ku u diskutua lidhur mbi gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

‘Këtë javë u takuam online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane. Në lidhje me Shqipërinë, shqetësimi kryesor ka të bëjë me gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Respektimi nga qeveria i të dy vendimeve të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe lirinë e medias konsiderohen si thelbësore për procesin e integrimit. Plotësimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Kushtetuese, si dhe një ligj që garanton lirinë e medias, pa mekanizma censurues, janë 2 prej 15 kushteve per nisjen e negociatave të Shqipërisë.

Përfitova nga rasti të falenderoj koleget e Partisë Popullore Europiane për mbështetjen e jashtëzakonshme të PPE-së për integrimin europian.

Theksova se rezoluta e miratuar prej Parlamentit Europian, ku kërkohet përmbushja e 15 kushteve nga ana e Shqipërisë, është realiste dhe se shqetësimet e eurodeputetëve për rikthimin e kultivimit masiv të kanabisit, shembja e Teatrit për qëllime korruptive apo vonesa të pajustifikuara në hetimin e dosjeve të vjedhjes së zgjedhjeve, 184 dhe 339, qëndrojnë plotësisht.

Në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të PPE-së kërkova mbështetjen e vazhdueshme të vendeve të BE për Shqipërinë, pasi vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Përmenda treguesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë për rënien më të madhe ekonomike në 8 vitet e fundit, që nxjerr si faktor kyç nivelin e lartë të korrupsionit dhe konkurencën e padrejtë.

Ajo që vura në dukje si emergjencë për vendin është rotacioni politik për të ndryshuar me shpejtësi situatën pesimiste ku 1 në 2 shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të BE.

I sigurova koleget se për këtë ndryshim sa më të shpejtë, Lidhja Demokratike e Gruas është plotësisht e përkushtuar dhe se pas një riorganizimi kapilar, që po përfundon, do t’i ofrojmë PD-së, një strukturë aktive dhe mbështetëse për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...