Bolton zbulon pazaret Vuçiç-Thaçi-Rama

Diel, 05 July 2020 21:46

 

John Bolton, ish-Këshilltar i Presidentit të SHBA, Donald Trump, i akuzuar si njeriu që qëndronte pas idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë më në fund ka vendosur të flasë. Diplomati amerikan, që realisht nuk bën pjesë te njerëzit që e ka mbështetur Kosovën, ka sqaruar për mediat në SHBA se idenë e shkëmbimit të territoreve ja kanë prezantuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Deklarata e një njeriu që ka mbajtur detyrën më të lartë pas Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka efektin e një “bombe” në rolin e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë proces.
Deri pak vite më parë Tirana zyrtare dhe Prishtina kanë deklaruar se cenimi i integritetit territorial të Kosovës është projekt serb që mbështetet edhe nga Rusia. Me zbulimet e fundit të Bloton, del se pjesë e këtij skenari në mënyrë thuajse zyrtare është bërë Presidenti i Kosovës, i cili më pas u mbështet dhe nga qeveria “Rama” në Tiranë. Përkrahja e një ideje të tillë nga shqiptarët, nga çdo këndvështrim është një marrëzi anti-kombëtare, në mos tradhti e lartë.
Që nga koha kur çështja e Kosovës është futur në administratën e lartë të SHBA, investimi kryesor i shqiptarëve ka qenë ruajta e kufijve dhe njohja e shtetit të Kosovës në OKB. Asnjë qeveri, kryeministër apo politikan i veçantë nuk ka pasur një axhendë tjetër. Në mënyrë të beftë dhe të pa asnjë sens diplomatik dhe kombëtar, Hashim Thaçi dhe më pas Edi Rama bëhen pjesë e një loje që dëmton direkt Kosovën dhe interesat shqiptare në rajon. Edhe më i pafalshme është fakti se në vend të përdorin lobimin dhe kontaktet me SHBA për një zgjidhje që anon nga e drejta historike e shqiptarëve, Rama dhe Thaçi kanë shfrytëzuar ndikimin amerikan për një projekt që favorizon direkt Serbinë. Në mënyrë direkte për vite me radhë dy politikanët e rëndësishëm të Tiranës dhe Prishtinës janë kthyer në masha të politikës serbe në rajon.
Deklarata e John Bolton nuk është nga ato qëndrime për të cilat politika në Tiranë dhe Prishtinë duhet ta përdor vetëm për të shuar kuriozitetin se çfarë ka ndodhur pas kuintave. Ky qëndrim është dëshmi e eksperimentit më të rrezikshëm që dy politikanë kryesorë kanë bërë më interesat kombëtare. Politika e jashtme e dy vendeve ka pësuar një goditje fatale duke rrëzuar strategji më shumë se 30 vjeçare. Serbisë i është ofruar me papërgjegjshmi opsioni i dhënies të territorit në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Edhe pse projekti ka rënë për momentin, ideja nuk ka vdekur dhe do të shtrohet për diskutim sa herë të hapet tema Kosovë-Serbi. Beogradit i është dhënë dilomatikisht një avantazh i madh që nuk e kanë imagjinuar kurrë. Dëshirat e tyre dhe synimet kundër Kosovës janë prezantuar në Bruksel dhe në SHBA me gojën e shqiptarëve. Madje, jo vetëm e kanë prezantuar por kanë dhënë para dhe kanë lobuar në gjithë format që shtete të caktuar të pranonin atë. Firma ndërkombëtare lobimi, ish-diplomatë të njohur në BE dhe SHBA janë paguar nga taksat e shqiptarëve që Kosovës t’i hiqet një copë e territorit për t’ja falur Serbisë.
Ata që serbët nuk e arritën ndaj Kosovës me luftë, diplomacia e Edi Ramës dhe Hashim Thaçi u dorëzoi të gatshme në tavolinat e rëndësishme ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...