Lefter Maliqi shpërthen ndaj Ramës:“Gënjeshtar, gënjeshtar, poturet në zjarr”. Vishu si karnaval, hiqu si Sulltan por…

Hënë, 06 July 2020 09:21

TIRANË

Deputeti i opozitës së re parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi rreshton gjithë ‘arsenalin’ kundër shefit të maxhorancës me të cilin prej kohësh ka pasur përplasje dhe në parlament.

Maliqi përdor një shprehje angleze, ndërsa e krahason Ramën me mbretin lakuriq.
POSTIMI I PLOTË
Karnavali Rilindas ne qiellin e shtatë me aktrim, mashtrim e tradhti… Një thënie e vjetër angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Thaçin) për mashtruesit thotë; Liar Liar pants on fire; duket se i përshtatet E(d)Rames ne shqip; gënjeshtar o gënjeshtar të morën poturet zjarr.
Karnavali Rilindas, me poturet magjepsëse, Tepsinë, timonin, premtimet për legalizime dhe shëndetësi falas, rend për 100 ditë, 300 mijë vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk ne fillimet e veta më modern se edhe vetë aparencat e tij. Por si tek përralla e Andërsenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollën fat…
Shpopullimi, varfëria, pasiguria, papunësia, krimi, korrupsioni, droga, babëzia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë, përçarja e shqiptarëve, studenteve, artistëve, gazetarëve, burgosja e te varfërve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori në popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombëtar, pasurimi i Oligarkëve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administratës Rilindase, u shoqëruan nga vjedhjet e ikonave, milionat e eurove, qejfet, mëkatet, mallkimet, tradhtia, pabesia, amoraliteti, mosmirënjohja dhe aktrimi i pështirë. Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, ëndërro të bëhesh Titan por përfundimin do e kesh si hajvan👎. Në fund të përrallës mbreti bridhte lakuriq dhe u bë gazi botës, tëpkë si hajvani ynë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...