Pecnikaj:KUJT MUND TI THËRRASIM PËR NDIHMË, SEPSE QEVERIA JONË NA KA ABANDONUAR.

Hënë, 06 July 2020 11:53

Nga Ilir Pecnikaj
Një tjetër bluzë e bardhë ndërroi jetë sot. Që në fillim të marsit i kam kërkuar ministres “ruaj bluzat e bardha sepse do të bien si birilat”. Çfarë ka bërë deri tani, me përjashtim të propogandës dhe të shpërdorimit të fondeve deri në blerjen e një spitali, i cili vegjeton bosh, dhe asgjë tjetër. Sot mjegulla e pasigurisë ka kapluar gjithë popullsinë. Ngado që kalon dhe këdo që takon, pyetja e parë është, -
Ç’është kjo situatë kështu?
Ç’farë po ndodh me coronavirusin që po përhapet me kaq shpejtësi?
Është ngjitëse si më parë apo jo?
Ka të njëjtën fuqi si më parë?
Të vërteta janë këto shifra?
Erdhi vala e dytë, apo është vazhdim i së parës?
Çfarë duhet të bëjmë që ti shpëtojmë?
Shumë shtyhen edhe më tej duke u munduar gjithë ditën për të llogaritur R0, R2 sa janë,... u arrit kurba apo jo...
Pra shkurt, kemi një konfuzion total në popull.
Si mund të lexohet një gjë e tillë?!
Çfarëdo shpjegimi që mund t’i bëjmë në këtë rast ka pak vlerë, sepse ajo që nuk funksionon është qeveria, shurdhëria e së cilës është e pa preçedencë.
Janë shumë arsye të cilat nuk lënë asnjë hije dyshimi, në rastin më të mirë, që qeveria nuk funksionon e në rastin më të keq e bën kasten që mjegullnaja të mbizotëroj, sepse “ujku mjegull kërkon”- thotë populli.
Po ju sjell në vëmendje dritshkurtësinë e qeverisë në disa pika kyçe:
1. Depisetimi i covid-19 në popullsi. Mesatarja e gjithë Europës është mbi 1test/ 10 banorë.
Në Shqipëri kemi 1 test/117 banorë, thënë ndryshe rreth 12 herë më e ulët se mesatarja e Europës ose 2 herë më e ulët nga ndjekësja me e afërt, Ukraina.
https://www.worldometers.info/coronavirus/
Mjafton të bëhet një krahasim për sa i përket analizave (tamponeve) me Italinë, një nga vendet më të goditura nga Covid-19 në Europë. Ato realizojnë mesatarisht 50000 tampone në ditë, ku vetëm 1/200 del tampon pozitiv, kurse në Shqipëri realizojmë rreth 360 tampone në ditë, me një mesatare mbi 70 banorë të infektuar në ditë, pra 1/5 tampone del pozitiv. Një sasi rreth 40 herë më të ulët se Italia.
2. Analiza seriologjike, si pjesë përbërëse e përshkrimit të plotë të hartës epidemiologjike, thuhet që bëhet në QSUT dhe askund tjetër. Për këtë analizë nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për numrin e analizave të bëra, tipin e analizës, dhe pse në rrugë jo formale na është thënë se bëhen vetëm analiza imunocromatografike e cila është analizë cilësore (tregon ka /s’ka antikorpe), por nuk bëhen analiza sasiore që tregojnë sasinë e antikorpeve të formuara (analiza chemioluminishente(CLIA) dhe ELISA) të cilat janë shumë herë më të sakta dhe më specifike.
Pse këmbëngulim në bërjen e këtyre analizave?

Pikë së pari e gjithë ajo pjesë e popullsisë që ka zhvilluar antitrupa mund të rrijë e qetë, dhe sipas të dhënave është shumë e shumë herë më e lartë se sa ajo e identifikuara me tampone. Vlen të thuhet se në Spanjë 40% e personave që kanë zhvilluar antitrupa nuk kanë asnjë lidhje me personat e identifikuar më parë me anë të tamponeve, duke përjashtuar këtu personat që mund të kenë pas lidhje me personat e identifikuar më pare, por që për 1001 arsye nuk ju ishte marrë tamponi më parë.
Në të gjithë Komunitetin Europian, këto analiza ofrohen nga të gjitha laboratorët shtetërore dhe private dhe bëhet me kërkesën e pacientëve kundrejt pagesës. Në Shqipëri ky shërbim nuk ofrohet për qytetarët dhe është rreptësisht i kontrolluar nga qeveria.
3. Vetëm në 10 ditët e fundit (25qershor-5 korrik) kemi humbje jetësh sa ç’kemi pasur në 3 muajt e karantinimit (9 mars- 9 qershor).
4. Për të gjitha këto qeveria ka pa të arsyeshme të investoj miliona euro për një spital gërmallë i cili është një struktur boshe sin ë instrumente ashtu edhe në staf mjeksorë.
5. Si gjithmonë, për të mos munguar “qershija mbi tortë” si dhuratë e qeverisë nga mos kujdesia e saj, kemi infektimi i të gjitha qëndrave shendetësore dhe spitalore me COVID-19.
Për të realizuar një paçavure të tillë aktivizuat një Komitet të tërë Teknik, apo thjeshtë për të pas një vend ku të shfajsoheni?! Kjo është e pa falshme!
Edhe pse vonë, qeverija duhet të bëj me urgjensë:
1. Sterilizim/dezinfektim i qendrave shendetësore dhe spitaleve dhe kthimi i tyre në zona të sigurta “no-covid”.
2. Paisja e personelit me të gjitha paisjet e nevojshme/domosdoshme mbrojtëse.
3. Lejmin edhe të strukturave të tjera spitalore për bërjen e analizës molekulare (tamponeve)
4. Lejimin e analizave seriologjike nga të gjitha laboratorët shtetërore dhe private.
5. Dhe ajo më e rëndesishmja, që mos zbatimi i saj rrëzon cdo protokoll është “PAISJA E POPULLSISË ME MASKA”. Kjo masë është një nga më të domosdoshmet, e cila duhet të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura, aty ku nuk është e mundur ruajtja e distancimit social. KËTO, NË BAZË TË LIGJIT, DUHET TË JENË TË RIMBORSUESHME NGA SHTETI.
Pa realizimin e këtyre pikave, dita kur do jemi pa covid do jetë shumë e largët e fatkeqësisht për shumë ajo ditë nuk do arrihet.

PhD Ilir Pecnikaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...