Kryeministri i Kosovës Hoti sot në Paris, takim me Presidentin Macron

Tuesday, 07 July 2020 08:50

 

Me nismën e presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel, më 10 korrik, zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë. Kurse më 12 korrik në Buksel takohen Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuciq.
Nga Deutsche Welle
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, takon të martën (07.07.), në Paris presidentin francez Emmanuel Macron, njoftoi zyra e kryeministrit kosovar. Pritja zyrtare thuhet në njoftim, "bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris”, dhe kjo sipas kryeministrit kosovar, "tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Emmanuel Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”.

Vizita në Paris e kryeministrit Avdullah Hoti, bëhet vetëm katër ditë para mbajtjes së një Samiti virtual me 10 korrik në Paris, ku temë qendrore është dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa, me datën 12 korrik në Bruksel rifillon me takime dialogu Kosovë-Serbi, me pjesëmarrjen e palës kosovare dhe asaj serbe. Samiti virtual me 10 korrik organizohet nën lehtësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

"Siç kemi premtuar se do të komunikojmë kur të kemi lajme, tani ka ardhur koha që ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. Unë mund të konsideroj se më 12 korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nikoqir i këtij takimi do të jetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Njoftimi për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua vetëm disa ditë pas paraqitjes së një aktakuze nga Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kjo aktakuzë akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale. Publikimi i këtyre akuzave u bë në prag të një takimi Kosovë-Serbi që ishte planifikuar të mbahej me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim ndërmjetësohej nga i dërguari special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell. Ky i fundit ka paralajmëruar një takim të ngjashëm së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, por data akoma nuk është caktuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...