Tritan Shehu:Nen teksti ogurzi i deklarates se Komiteti Teknik per gjendjen “Jashte Kontrollit”?!

E mërkurë, 08 July 2020 16:12

Nga Tritan Shehu
Dr. Brataj, emer i rendesishem ne Komitetin Teknik, deklaroi per “Exit News” se Shqiperia nuk eshte me ne faze epidemiologjike te “Grupimeve te rasteve”, por ka hyre ne ate te “Transmetimit komunitar”, qe nuk eshte gje tjeter vecse te jesh “Jashte kontrollit” ne aspektin epidemiologjik.
Sipas OBSh ne kete faze shume te avancuar te epidemise nuk ka me kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave(testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullesise eshte kaq i madh, sa infektimi mund te ndodhe kudo!
Ky pohim tragjik vjen nga ky Komitet, ne nje kohe qe OBSh edhe ne klasifikimin e fundit te saj e fut vendin tone akoma ne nivelin e “Grupimeve te rasteve”!!
Qe gjendja epidemiologjike po shkon apo ka arritur ne piken e “Renies se Lire”, gje qe flet per deshtimin e plote te “strategjive” e “metodave” te Qeverise, kjo tashti eshte e dukeshme, por pse ky nxitim i ketij Komitetit, i njohur si zedhenes i qeverisjes, per te pohuar kete perkeqesim pa pritur as OBSh-ne?!
Kemi ketu te bejme me shifra te tjera, qe ky Komitet i zoteron e i jane mbajtur te fshehura opinionit, edhe vete OBSH?
Apo eshte ky nje sinjal qe vjen nga “strategjia” e vertete e Qeverise, lenia e gjendjes ne “renie te lire”, me testime formale, pa masa inteligjente, pa shifra reale te kontaminuarish e vatrash aktive, pa izolime etj, duke u fshehur mbas termit “imuniteti i tufes”…a dicka tjeter?
Sidoqofte une do ta quaja edhe kete te fundit nje alternative kriminale, ku dicka e tille do ta fuse shpejt edhe sistemin shendetesor qe e kemi te demtuar e larg standarteve europiane ne kolaps te plote, me pasoja te pa parashikueshme per njerrezit.
Eshte tashme Kryeministri ai qe duhet te skjaroje se cili eshte nen teksti i asaj deklarate ogurzeze!

Modifikuar më E mërkurë, 08 July 2020 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...