Basha i përgjigjet prerë Ramës me deklaratat e ndërkombëtareve: Do i japim fund maskaradës, nëse bën ndryshime, je i detyruar të…

Premte, 10 July 2020 15:17

Kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha, tha me tone të prera se opozita e bashkuar nuk do të lejojë ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Basha kujtoi deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët kanë thënë se nuk mund të bëhen ndryshime një vit para zgjedhjeve, duke thënë se e vetmja rrugë për të ecur përpara është dhënia fund e maskaradës së Ramës.

“Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për maniouliin zgjedhor të 2016-2017, as nuk është disntacuar ndaj atyre që u kapën duke vjedhur vota, përkundrazi e ka promovuar dhe vazhdon t’iu shërbejë atyre. Gjëja e parë që kërkoj nga cdo qytetar është të refuzojë dhe përbuzë këtë lojë, që iu trajton ju si rraketake. Nëse Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të tjera, është i detyruar të kthehet në diskutimet e Këshillit Politik.

 

E vetmja gjë në të cilën ne jemi investuar është ta sjellim rrotacionin me sa më pak kosto për vendin. Dua të them sot cdo qytetari që unë personalisht, PD dhe opozita e bashkuar, jemi të vendosur dhe përkushtuar të bëjmë gjithcka për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ku pika 2 qartësisht përjashton mundësinë e ndryshimit të njëanshëm të sistemit zgjedhor. Sot me thirrjet e komisionerit për zgjerim, dje me mesazhet e qarta të ambasadores së SHBA, para disa ditësh me mesazhet e ardhura me mesazhet e PE dhe me rekomandimin e qartë të OSBE kundër cdo ndryshimi një vit para zgjedhjeve, është e qartë se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është dhënia e fund e kësaj maskarade”, deklaroi kryedemokrati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...