Rakipi:Deklarata e Bashës, mjaft serioze! Rama kërkon garanci të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Saturday, 11 July 2020 09:59

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në TV T, ku ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që ka bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë-copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi.

I pyetur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtueshëm. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...