Berisha:25 vjet nga genocidit serb i Srebenices!"I bej thirrje komunitetit nderkombetar te arrestoje kete Gebels te regjimit barbar".

Saturday, 11 July 2020 12:04

Nga Sali Berisha

25 vjetori i genocidit serb te Srebenices!

Thirrja ime per komunitetin nderkombetar te arrestoje dhe vendos par gjyqit njerin nga frymezuesit kryesor te kesaj masakre, Gebelsin e regjimit barbar te Millosheviçit, famziun e motos “per nje serb te vrare te vriten 100 muslimane boshnjak”, presidentin aktual serbomadh te Serbise Aleksander Vuçiç.

Miq, 25 vjet me pare serbet barbar kryen ne Srebenice masakren, genocidin me te madh te pas Luftes se Dyte Boterore!

Ata ekzekutuan me te gjitha llojet e armeve 8377 femije, gra, te moshuare civil boshnjak ne kampet e tyre te mbrojtura nga OKB ne Srebenice.

Sot eshte dita e nderimit per te gjitha viktimat qe u ekzekutuan barbarisht 25 vjet me pare. Por sot eshte dita qe njerezit e lire ne mbare boten te kerkojne drejtesine per ata mijra e mijra femije, gra, te rinj e te moshuar qe u vrane mizorisht vetem e vetem se i perkisnin besimit fetar dhe nje etnie tjeter.

Eshte e vertet qe organizator dhe ekzekutore kryesore te saj si Millosheviç, Karaxhiç, Mlladiç dolen para gjykates se Hages. Por edhe sot pas 25 vitesh frymezuesi direkt i kesaj masakre ketij genocidi autori i thirrjes: “Per çdo serb te vrare te vriten 100 boshnjak musliman” eshte president i Serbise dhe pritet e percillet mjerisht neper bote jo si frymezues genocidi por si kryetar shteti.

I bej thirrje komunitetit nderkombetar qe ne shenje detyrimi, respekti dhe nderimi te arrestoje kete Gebels te rregjimit barbar te Sllobodan Millisheviçit si frymezues kryesor i genocidit ne te Srebenices. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...