Luan Rama: Një cicërimë e lajthitur e Edi Ramës dhe deklarata e Sekretarit Amerikan Të Shtetit

Diel, 12 July 2020 18:40

 

“Anti-Shpifja”, Luan Rama: Edhe Komisioni Europian pro Metës. Palo-Kuvendi i sotëm, turp për vendin
Nga Luan Rama

Koment mbi dy deklarata:

 

NJË CICËRIMË E LAJTHITUR E EDI RAMËS DHE DEKLARATA E SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT

Edhe pas shtatë vitesh në detyrën e kryeministrit të vendit, Edi Rama ende nuk e ka kuptuar se cilat janë detyrimet dhe përgjegjësitë e kryeministrit.

Nuk e ka kuptuar se kryeministri është në atë detyrë për të shërbyer.

Është për të shërbyer për të gjithë qytetarët e vendit, pra edhe për ata që duke votuar opozitën nuk kanë votuar për të.

Është për të shërbyer dhe jo për ti diferencuar ata që nuk e votojnë prej të vetëve, apo prej të tjerëve qe edhe pse nuk i ka të vetët, i përdor njësoj si të vetët.

I përdor dhe i shpërdor.

E nga ana tjetër, ata, të përdorurit dhe të shpërdorurit, kënaqen prej përdorjes dhe shpërdorjes!

Çështje dinjiteti dhe personaliteti për gjithsecilin.

Edhe në një cicërimë të tij prej atyre të shumtave që shpërndan në Twitter, Edi Rama fatkeqësisht na dëshmon se ai nuk e di akoma se çfarë përgjegjësish ka kryeministri.

Me qasje prej një njeriu që nuk ka kuptuar asgjë nga vlera e marrëveshjes politike për reformën zgjedhore, ai thotë se “ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne”, duke patur parasysh me “ju” opozitën e vendit!

Unë nuk jam ndër ata që e konsiderojnë Edi Ramën si të paaftë mendërisht.

Nuk jam as ndër ata që e quajnë si një njeri që nuk kupton se çdo të thotë të bësh politikë që i tejkalon interesat individuale apo të grupit për hir të interesave të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Për rrjedhojë, nuk besoj se ai nuk e ka kuptuar mesazhin shumë të qartë dhe motivues në hullinë e bashkëpunimit ndërpartiak të Sekretarit amerikan të Shtetit zotit Mike Pompeo, i cili për të njëjtën marrëveshje që Edi Rama thotë se qenka bërë “me ju për ju, jo për ne”, është shprehur: “Përshëndes marrëveshjen ndërpartiake të arritur në Shqipëri për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Inkurajojmë palët e interesuara që ta kodifikojnë këtë marrëveshje politike”.

Por, nëse Edi Rama e paska bërë atë marrëveshje “me ju për ju, jo për ne” siç thotë, duke kuptuar me “ju” opozitën dhe me “ne” pushtetin e tij, dhe jo “…për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit” siç e vlerëson Sekretari amerikan i Shtetit zoti Mike Pompeo, atëherë le të mos e zbatojë marrëveshjen ndërpartiake.

Opozita nuk ka nevojë për marrëveshje që janë bërë për t’i bërë nder asaj, sepse ketë as e ka kërkuar ndonjëherë dhe as e pranon.

Opozita u përfshi në tryezën e dialogut ndërpartiak dhe ofroi gjithë kontributin e saj me konstruktivitet dhe luajalitet, sepse ishte dhe është e bindur që një marrëveshje e gjithëpranuar do t’i bënte mirë vendit dhe do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të tij.

Ndaj, gjithë sa thotë Edi Rama se atë marrëveshje e paska bërë “me ju për ju, jo për ne”, merreni si një cicërimë të lajthitur prej dëshpërimit.

Sepse ajo cicërimë nuk është tjetër gjë, por vetëm një cicërimë e lajthitur prej dëshpërimit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...