Becchetti edhe dy gjyqe me qeverinë. Flitet edhe për 350 milionë euro të tjera

Hënë, 13 July 2020 11:58

Ish-pronari i televizionit “Agon Channel”, Franccesco Becchetti fitoi gjyqin e parë 109 milionë euro kundër qeverisë shqiptare. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitazhit janë dhe dy procese të tjera ligjore me vlerë qindra milionë euro, që janë drejt humbjes nga shteti shqiptar. Me këtë ritëm, qeveria do t’ja “dhurojë” Buxhetin e Shtetit për vitin 2021 biznesmenit italian dhe bizneseve të tjera që kanë fituar proceset në gjyqe ndërkombëtare ndaj shtetit shqiptar.

Qeveria “Rama” ka firmosur pak ditë më parë pagesën e 109 milionë eurove nga buxhetit i shtetit për biznesmenin italian Franccesco Becchetti. Shuma e parave do paguhet pas humbjes së gjyqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit mes shtetit shqiptar dhe biznesmenit italian, për mbylljen e padrejtë të televizionit “Agon Channel”. Gjoba që gjykata i ka vënë qeverisë “Rama” dëshmon jo vetëm goditjen ndaj medias dhe censurën shtetrore, por është dhe një kosto për taksatpaguesit shqiptarë. Kaq para sa do të marrë biznesmeni italian për sjelljet antiligjore të qeverisë “Rama” nuk kanë marrë gjithë qytetarët shqiptarë dhe oligarkët tanë si ndihma për shkak të krizës ekonomike të pandemisë.

 

Por nëse 109 milionë janë një shifër e frikshme për buxhetin e shtetit, e keqja nuk ka mbaruar me kaq. Franccesco Becchetti operonte prej vitesh në Shqipëri dhe veç televizionit kishte dhe dy biznese të tjera që ju sekuestruan në vitin 2015 pas përplasjes me qeverinë “Rama”. Konkretisht bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të Hidrocentralit të Kalivaçit, një kontratë e fituar që gjatë qeverisjes së Fatos Nanos dhe biznesin e trajtimi të mbetjeve “Albanian Beg”. Ndryshe nga sektori i medias, dy kontratat e fundit janë modele koncesionare që i ka fituar në vite nga qeveritë shqiptare. Bashkë me median, Edi Rama i sekuestroi këto biznese dhe anuloi kontratat. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Becchetti nuk ka vetëm një padi, por tre. Të parën e fitoi dhe mori 109 milionë euro, ndërsa dy të tjerat janë drejt vendimit final në gjykatë. Interesat e shtetit shqiptar në arbitrazh mbrohen nga Avokatura e Shtetit, institucion në varësi të qeverisë, i cili deri më sot nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këto procese gjyqësore. Shifrat për të cilat është paditur shteti ynë dhe ecuria e procesit trajtohen si sekret shtetëror. Ndërkohë burime thonë se në total tre paditë arrijnë një shifër prej rreth 350 milionë eurosh.

Gjyqi i parë, edhe pse Edi Rama tha se nuk ka shanse të humbej nga qeveria dhe nuk do ti jepej biznesmenit asnjë lekë, tashmë quhet bast i humbur dhe buxheti i shtetit ka 109 milionë euro më pak. Mirëpo edhe dy gjyqet e tjera, në këtë fazë, janë në favor të biznesmenit italian. Me këtë ritëm humbjesh, duket se shumica e buxhetit të vitit 2021 do të kalojë i gjithi në llogarinë e bankare të biznesmenit italian. Shumat që diskutohen janë të frikshme dhe hapin një gropë të madhe në financat e vendit, në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike. Franccesco Beccetti është vetëm një rast nga dhjetëra të tjerë që qeveria “Rama” ka humbur në arbitrazh. Humbjet janë aq të mëdha sa duket sikur taksat e qytetarëve po shkojnë për të larë gjobat e qeverisë dhe jo për investime. Ndërkohë që buxheti i shtetit po shkon për pagesa gjobash dhe penalitetesh deri më sot nuk ka asnjë reagim nga qeveria dhe Kuvendi për masakrën financiare. Nuk po flasim nëse është i drejtë apo jo dënimi nga një gjykatë ndërkombëtare për mbylljen e “Agon Channel”. Ajo sigurisht ishte gafë e rëndë e qeverisë “Rama” që po e paguajmë të gjithë. Problemi është tek dhjetëra gjyqe të tjera që shteti shqiptar po i humbet një pas një dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ose institucionet tona që mbrojnë interesat në arbitrazh janë totalisht të paafta ose në këto histori arbitrazhesh ka skema ku paditësi dhe i padituri ndajnë në fund interesat e gjobës.

SPAK-u ka plot punë në këto dosje gjyqesh, sepse janë qindra milionë euro të cilat merren nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...