Vazhdon seriali 'i turpit' në Kadastrën e Vlorës:Prezantohet drejtori i radhës

Hënë, 13 July 2020 13:00

Në Kadastrën e Vlorës vazhdon seriali i dorëheqjeve dhe emërimeve të drejtorëve duke e shndëruar këtë institucion në shembullin më tipik të turpit dhe dështimit të shtetit shqiptar.

Andi Binaj quhet drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, i cili është prezantua sot nga Artan Lame i cili me këtë rast u justifikua se `Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve`. Për të 10 muaj radhazi, nga ky institucion janë larguar 7 drejtues, i fundit është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë.

“Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave," tha Lame.

"Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame teksa ia dha fjalën drejtorit të ri Andi Binajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...