Presidenti i Bullgarisë kërkon dorëheqjen e qeverisë për shkak të sjelljes 'mafioze'

Tuesday, 14 July 2020 10:28

Nga Bahri Cani

Presidenti i Bullgarisë Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të sjelljes "mafioze". Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale.

Nga Deutsche Welle

"Dalja nga situata e tanishme është: Dorëheqja e qeverisë dhe prokurorit të shtetit", deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, në një paraqitje televizive pas bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale. "Karakteri mafioz i qeverisë bullgare ka shkaktuar pakënaqësi tek secili në Bullgari, ndaj të gjithë kërkojnë tani respektimin e ligjeve". Ishte ky reagimi i Radevit ndaj demonstratave të fundit kundër qeverisë bullgare, që janë mbajtur në Sofje. Në Bullgari është themeluar së fundi një "Konsens Anti-Mafia", kundër korrupsionit dhe frikësimit të njerëzve, deklaroi Radev, i cili paralajmëroi qeverinë e kryeministrit Boiko Borisov për gjendjen.

Shkaku

Shkaku i këtyre kërkesave për dorëheqje është bastisja dhe kontrollet e zyrave të dy bashkëpunëtorëve të lartë të presidentit, të cilët janë arrestuar përkohësisht. Radev pohon se përgjegjëse për këto bastisje është qeveria e Borisovit. Këta persona janë bastisur për shkak të hetimeve kundër korrupsionit dhe publikimit të sekreteve të shtetit.

Në shenjë proteste të premten në mbrëmje u mblodën mijëra vetë në Sofje duke kundërshtuar arrestimin. Gjatë protestave u arrestuan të paktën 18 persona. Demonstruesit kanë sulmuar policinë me shishe dhe gurë, kumtoi partia qeveritare GERB. Shumë policë dhe demonstrues janë lënduar. Protesta kundër qeverisë ka pasur edhe të shtunën dhe të dielën (12. - 13.07).

Radev i cili ka mbështetjen e socialistëve në opozitë, ka kundërshtuar qeverinë nacional-konservatore dhe prokurorin Ivan Geshev për lidhje me oligarkët dhe sjellje antiligjore. Radev ka kërkuar dorëheqjen e tyre si "zgjidhja më e mirë". Presidenti tha, se "BE ka nevojë për një Bullgari demokratike", që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

"Presioni i madh"

Geshev konsideron, se presidenti Radev ka shkelur Kushtetutën e vendit: "Bashkuesi i kombit po i lejon vetes sërish që të sulmojë autoritetet juridike dhe po bën presion të madh ndaj prokurorisë", shkruan prokurori në twitter.

Kryeminisri Borisov ka reaguar përmes një videoje në Facebook dhe ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Radev: "Ne në qeveri do të respektojmë vetëm përgjegjësitë tona dhe asgjë tjetër", tha Borisov. Ai tha se Bullgaria do të përçahet nëse socialistët vijnë në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...