Berisha:Kadastra e Vlores hyn ne Guiness si kampionia ne bote per plumbin ne zarf!

Tuesday, 14 July 2020 11:06

Nga Sali Berisha

Kadastra e Vlores hyn ne Guiness si kampionia ne bote per plumbin ne zarf!

Narkoshteti eshte shteti i plumbit ne zarf!

Miq, dje Edvin Mafia me zedhenesin e tij Fatzi Lame njoftoi emerimin e drejtorit te ri te Kadastres se Vlores, Andi Binaj.

Ne 10 muajt e fundit kjo kadaster ka nderruar 7 drejtora.
Ne dy muajt e fundit nderron tre drejtora.

Keshtu, paraardhesi i Binajt, Jurgen Pilkati u emerua ne detyre me dt 2 qershor 2020, paraardhesia e tij Viola Hima brenda 4 diteve dha dorëheqjen. Bilbil Aliaj qendroi ne detyre nga shkurt 2020 - maj 2020, Taulant Canameti nga Nentor 2019 ne shkurt 2020, Elona Hodaj shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj) Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Drejtori i fundi qe iken Jurgen Pilkati largohet pas te 40-tave ne detyre, goxha mire sepse paraardhesja e tij Viola Hima qendroi ne detyre gjithsej 4 dite, aq sa i duhej postes “speciale” te arrije nga zyrat me sekrete te narkoshtetit ne tavolinen e drejtori te kadastres se Vlores.

Kjo ka ndodhur sepse pushtetaret me te larte mafioze jane leshuar si qene te terbuar te plaçkisin pronat e tokat e pronareve te ligjshem te brigjeve te Qarkut te Vlores.

Keshtu, Edvin Mafia vetakuzohet direkt nga kushuriri i tij se i ka rrembyer pronen, Arben Malavita akuzohet se ka grabitur me dokumenta te fallsifikuar jo vetem toke por edhe buze uji etj etj.
Largimi i drejtoreve behet me nje metode origjinale “soft” sapo viktima e radhes refuzon te firmose pronen plaçke te narkoqeveritareve.

Ata asnjehere nuk marrin shkrese shkarkimi nga Famzi Lame as dhe nga krye kreu deputeti i tyre Edvin Mafia.

Ata, sipas mediave, ne vend te shkreses thuhet se marrin fshehtas dhe jo nga Llanajt as nga Shytet por direkt nga vet zedhenesit e krye kreut e Edvin Mafise, Fatzi Lame ose nga Don Agaçio Dhuratmadhi, nje plumb ne zarf te kalibrit te vogel dhe viktima e radhes firmos ne vend doreheqjen!!

Keshtu o miq kadastra e Vlores hyri dje ne Guiness si:
1-kampione boterore per nderrimin e drejtoreve, 7 drejtore ne 10 muaj dhe
2- kampion planetar i plumbit ne zarf: 7 plumba ne 10 muaj ne te njejten tavoline.

Te gjitha keto jo ne ndonje province te larget te Bolivise por ne narkoshtetin e vetem ne Europe qe kerkon te hape edhe negociata me BE.

Narkoshteti i Edvin Mafise eshte shteti i plumbit ne zarf. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...