Rama nuk ndalet/Ja si e arsyeton ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

Tuesday, 14 July 2020 12:15

 

Duke përdorur ‘opozitën’ në Kuvend, Edi Rama kundër të gjitha rekomandimeve vendase dhe ndërkombëtare, vazhdon me këmbëngulje nismën e tij, për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Duke përdorur dhe shkollimin e paktë të deputetëve në kuvend dhe faktin se thuajse asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë eksperiencë me ligjet, apo kushtetutën, Rama dhe deputetët e tij kanë vendosur të bëjnë një çorbë duke tentuar që ti ndalojnë koalicionet parazgjedhore në Kodin Zgjedhor, por nga ana tjetër kushtetuta i lejon.

‘Fjalia e dytë e nenit 2 në ndryshimet kushtetuese të propozuara si nismë deputetësh parashikon se: ‘Ndalohen koalicionet parazgjedhore’.

 

Ndërkohë që në fjalinë e parë të po këtij neni, e cila propozon ndryshimin e fjalisë së parë të pikës 1 të nenit 68 parashikohet heqja e togfjalëshit ‘koalicionet zgjedhore të partive politike’ nga përmbajtja e këtij paragrafi.

 

Heqja nga përmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve ‘koalicioneve zgjedhore’ do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë me subjekte zgjedhore.

Në këto rrethana është e panevojshme vendosja e një dispozite ndaluese, për sa kohë që qëllimi i qartë i fjalisë së parë dublohet me formulimin e fjalisë së dytë të të njëjtit nen’, thuhet në amendamentet e propozuara dhe të miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend.

Më poshtë keni propozimet për ndalimin e koalicioneve parazgjedhor të propozuara nga ‘opozita’ e përdorur nga Edi Rama:

PROPOZIME PËR AMENDAMENTE

(Nga relatorët)

Neni i riformuluar:

Neni 1

Neni 64 ndryshohet si vijon:

‘1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar.

2. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar.

3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.’

Arsyetimi i Amendamentit:

Riformulimi bëhet në bazë të amendamenteve të dakortësuara të relatorëve që synojnë ruajtjen e sistemit proporcional rajonal me lista shumemërore, të cilat tashmë janë të hapura me futjen e nocionit të votës parapëlqyese për kandidatët në listë.

Njëkohësisht, ky riformulim adreson kërkesën për vendosjen e një pragu elektoral kombëtar që nuk duhet të jetë pengues për partitë e vogla, nuk duhet të frenojë dhe dekurajojë konkurencën politike, sikurse nuk duhet të nxisë fragmentimin e Parlamentit apo të dëmtojë stabilitetin e qeverisjes.

Detajimi i kritereve dhe rregullave për zbatimin e sistemit proporcional rajonal, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes, referohen për t’u parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Parashikimi në Kushtetutë i votës parapëlqyese në 2/3 e listës, vendos një dysheme e cila bën të mundur rritjen e standardit të konkurueshmërisë dhe garanton, përveç të tjerave, përfaqësimin gjinor.

Neni i riformuluar:

Neni 2

Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si vijon:

‘1.Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet’.

Arsyetimi i amendamentit:

Fjalia e dytë e nenit 2 në ndryshimet kushtetuese të propozuara si nismë deputetësh parashikon se: ‘Ndalohen koalicionet parazgjedhore’. Ndërkohë që në fjalinë e parë të po këtij neni, e cila propozon ndryshimin e fjalisë së parë të pikës 1 të nenit 68 parashikohet heqja e togfjalëshit ‘koalicionet zgjedhore të partive politike’ nga përmbajtja e këtij paragrafi. Heqja nga përmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve ‘koalicioneve zgjedhore’ do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë me subjekte zgjedhore. Në këto rrethana është e panevojshme vendosja e një dispozite ndaluese, për sa kohë që qëllimi i qartë i fjalisë së parë dublohet me formulimin e fjalisë së dytë të të njëjtit nen.

Diskutimi i çështjes së koalicioneve u trajtua gjërësisht në mbledhjet e përbashkëta të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit për ?ështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të zhvilluara për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara. Qëllimi i nismëtarëve u shpreh qartë. Nismëtarët kërkojnë përfshirjen në mekanizmin tonë ligjor të listave të hapura dhe ky proces e bën të domosdoshëm heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Ky qëllim realizohet plotësisht nga përmbajtja e fjalisë së parë të nenit 2 dhe nuk është e nevojshme të përsëritet edhe në fjalinë e dytë.

Gjithsesi për të shprehur më qartë qëllimin e nismëtarëve, propozojmë që amendamenti të riformulohet duke hequr nga fjalia e parë e paragrafit 1, të nenit 68 togfjalëshin ‘koalicionet zgjedhore të partive politike’.

Me këtë riformulim nuk ndryshon qëllimi i dispozitës, por ajo vetëm riformulohet më thjeshtë në aspektin teknik dhe në funksion të parimit të qartësisë së normës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...