"Haxhi Qamili":Nuk pyes për Gjermaninë,kam Elisën dhe Tao Ballën.

E mërkurë, 15 July 2020 14:13

Edi Rama i është përgjigjur ashpër Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, i cili kërkoi dje që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe mazhoranca të tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, ndryshe do bllokojnë negociatat me BE.

Në fakt, deklarata e djeshme është një nga më të fortat dhe të drejtpërdrejtat që i është bërë në këto dy dekadat e fundit një qeverie shqiptare, duke e paralajmëruar qartë se veprimet e saj do kenë si kosto një objektiv nga më të rëndësishmit që është integrimi i vendit. Johann Whadepul thotë se ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve janë shkelje serioze të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit, dhe do të minonin Reformën Zgjedhore.

“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstraparlamentare. Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe Kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve. Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit”, thotë Whadepul në deklaratën e tij.

Rama teksa u pyet sot nga gazetaret,arriti deri aty sa ta sulmonte zyrtarin e larte Gjetman,duke u shprehur se deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik.

Duket se dita ditës faktori ndërkombëtar po bëhet bllok kundër planit të Edi Ramës që synon të ndryshojë Kushtetutën e vendit pa një konsensus mbarëpolitik dhe vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Rikujtojmë deklaratën e grupimit të Partisë Popullore Michael Gahler i cili tha se çdo deklaratë e partisë në pushtet që cënon marrëveshjen e 5 qershorit, cënon thelbin e kësaj marrëveshje dhe nuk do të pranohej.

Para kësaj deklarate ka qenë reagimi i komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi i cili tha se presim zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se çdo ndryshim tjetër do të duhej të ndodhte të paktën një vit para zgjedhjeve.

Pas Bundestagut gjerman edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, i cili është edhe një nga garantët e marrëveshjes së 5 qershorit është deklaruar sot kundër asaj që po bën mazhoranca me Kushtetutën.

Nga Vlora ai ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian. Soreca gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE.

“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse“, tha Soreca

Modifikuar më E mërkurë, 15 July 2020 14:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...