Ndryshimet Kushtetuese, Halimi: Duhet konsensus, në të kundërt vendi sërish në krizë politike

Premte, 17 July 2020 15:24

Ndryshimet Kushtetuese, Halimi: Duhet konsensus, në të kundërt vendi sërish në krizë politike
Ndryshimet Kushtetuese që mazhoranca pritet të votojë në Parlament në funksion të hapjes së pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi nëse votohen pa konsensus do ta çonin vendin në një krizë të re politike.

Në një intervistë për ABC News, Halimi thekson se të gjithë ndryshimet kushtetuese që i janë bërë kapitullit të zgjedhjeve janë realizuar përmes një konsensusi mes palëve.

Nëse ky konsensus do të mungojë sipas Halimit, vendi rrezikon të shkojë drejtë dy skenarëve.

“Ndryshimet kushtetuese sa i përket sistemeve zgjedhore bëhen me konsensus të plotë me opozitën. Në rast se ecet në një mënyrë të njëanshme ka dy skenarë. Skenari i parë është vendosja e një qeverie autoritare, skenari i dytë është një skenar i cili krijon tronditje, pra jostabilitet politik, gjë e cila nuk është mirë për vendin”, shprehet ai

Halimi kujton ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe arsyet se përse koalicionet parazgjedhore u vendosën të ishin në Kushtetutë.

“Kjo gjë është diskutuar edhe në 2008. Nuk është diskutuar në pjesën e ekzistencës apo koalicionit, por më tepër në adoptimit e një sistemi të primit. Koalicionet janë një çështje e rrahur edhe atëherë”, tregon ai.

Nëse do të kishim një klimë të qetë politike, ish-ministri i Drejtësisë ka bindjen se ndryshime të tilla do të duhet të kalonin përmes filtrit të Gjykatës Kushtetuese ose vullnetit të zgjedhësve në një referendum popullor.

“Në raste normale kur nuk kriza politike, por ka diskutime se cila do të jetë formula më e mirë, atëherë më konsensusin e të dyja palëve ose çështja do të kalojë në referendum popullor ose për rivlerësim të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Për nismën e ndryshimeve kushtetuese ka pasur reagime të forta edhe nga ndërkombëtarët të cilët i kanë bërë thirrje parlamentit t’i përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në konsensus mes palëve./abcnews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...