Ndryshimet kushtetuese/Reagon koalicioni opozitar: I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, të miratohet urgjent në Kuvend

Premte, 17 July 2020 16:56


Koalicioni opozitar publikon qëndrimin e tij zyrtar lidhur me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamantera dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.

Opozita e Bashkuar thekson se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme.

“çÇështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias”, thuhet mes të tjerash në reagimin e opozitës së bashkuar.

Deklarata e plotë:

Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

 

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

 

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

Modifikuar më Premte, 17 July 2020 17:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...